E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rusia sanksionon 384 ligjvënës japonezë

Rusia vendosi të premten sanksione kundër 384 anëtarëve të parlamentit japonez, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë, shkruan Reuters.

Moska tha se masat u morën kundër atyre që “kishin marrë një qëndrim jomiqësor dhe antirus”.

Tokio ka goditur Rusinë me sanksione të ashpra, duke iu bashkuar G7 në ngrirjen e aseteve të bankës qendrore, që kur Moska dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›