E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rusia sulm me raketa në Kiev, goditen 2 pallate, disa të plagosur

Rusia ka sulmuar me raketa kryeqytetin e Kiev të Ukrainës në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, duke goditur të paktën dy pallate. Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko bëri të ditur se pjesa më e madhe e banorëve të dy pallateve ishin shpëtuar dhe evakuar., raporton La Repubblica.

“Ka njerëz nën rrënoja, ekipet e kërkim shpëtimit nxorrën nga rrënojat një vajza shtatë vjecare. Ajo është gjallë. Tani po përpiqen të shpëtojnë nënën e saj”, – u shpreh Klitschko.

Sipas Klitschko sulmi raketor rus që goditi Kievin ka si qëllim “të frikësojë ukrainasit në funksion të samitit të NATO-s” që do të mbahet në Madrid nga e marta e ardhshme.

Sirenat e alaramit bien rregullisht në Kiev, por që nga data 5 qershor nuk ka patur ndonjë sulm madhor ndaj kryeqytetetit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›