E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

17 persona të vdekur në një klub nate në Afrikën e Jugut

17 persona janë gjetur të pajetë dhe disa të tjerë të plagosur në një klub nate në qytetin e Londrës Lindore të Afrikës së Jugut, raporton BBC. Shumica e atyre që u gjetën të vdekur në tavernën Enyobeni në orët e para të mëngjesit të kësaj të diel ishin të rinj të moshës 18 deri në 20 vjeç.

“Rrethanat e incidentit janë nën hetim,  Në këtë fazë nuk duam të bëjmë ndonjë spekulim. Të afërmit e viktimave nuk kanë patur mundësi të shohin trupat”, tha një zëdhënës i policisë.

Ndërkohë një numër madh i punonjësve të shërbimeve të emergjencës ndodhen në vendngjarje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›