Rusia sulmon me raketa pallatin e kulturës në qytetin Lozovë, 7 viktima mes tyre një i mitur

Shtëpia e Kulturës në qytetin Lozova, në rajonin e Kharkiv në Ukrainë është sulmuar me raketa nga Rusia.
Sipas Ukrainës, nga sulmi kanë humbur jetën 7 persona, përfshirë edhe jë djalë të mitur, 11 vjeç.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas sulmit, ku shkruan në Telegram se pushtuesit rusë tashmë kanë identifikuar “si armiq” kulturën, arsimin dhe njerëzimin.
“Okupatorët kanë identifikuar kulturën, arsimin dhe njerëzimin si armiq të tyre. Dhe ata nuk i kursejnë raketat apo bombat. Çfarë është në mendjen e njerëzve që zgjedhin këto synime? E keqja absolute, marrëzi absolute”, shkruan Zelensky./ Corriere.it
/rtsh.al/