E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia tjetër - Shtohet pakënaqësia ndaj Putinit, në zonat periferike të vendit

18-09-2012 / Nga Mikhail Dmitriev dhe Daniel Treisman (Foreign

Me kthimin e Vladimir Putinit në pushtet, sot është më e rëndësishme se kurrë që ai të kuptohet nga të tjerët. Kohët e fundit janë botuar dy libra për ta shpleksur këtë mister, duke hedhur dritë mbi jetën e liderit rus dhe mbi sundimin e tij. Por, duke u përpjekur ta kuptojmë Putinin përmes historisë së tij personale, shohim se na mungon thelbi i historisë: shteti që ai ka ndërtuar

Me kampet endacake, me vargonjtë njerëzorë dhe me fjongot e bardha, protestuesit antiqeveritarë që kanë mbushur rrugët e Moskës që pas zgjedhjeve legjislative në Rusi dhjetorin e kaluar, kanë lëkundur besimin te epoka e Putinit. Protestat kanë qenë më të fuqishme se kurrë gjatë 12 vjetëve të qëndrimit të Putinit në pushtet, duke bërë që Kremlini të kërkojë mbrojtje.
Por aktivistët qytetas që janë shfaqur në faqet e para të gazetave në gjithë botën përbëjnë një grup të vogël të popullit rus – disa qindra-mijëra njerëz për një vend me popullsi prej 143 milionë banorësh.
Problem i madh që ka për të përcaktuar të ardhmen politike të Rusisë është se sa mbështetje mund të ketë pararoja e politizuar nga pjesa më e madhe që jeton jashtë Moskës dhe në St.Peterburg.
Të paktë janë ata që duket se e kuptojnë mirë këtë grup.
Stereotipi i rusëve provincial është një lloj pajtimi me apatinë politike përgjithësisht pro Putin, dyshues për Perëndimin dhe nostalgjikë për të kaluarën.
Falë të dhënave të reja, ka nisur të dalë në dritë një panoramë me më shumë nuanca për rrymën e përgjithshme ruse. Midis muajit mars dhe maj, Qendra e Moskës për Studime Strategjike udhëhoqi 62 grupe me banorë nga 16 rajone ruse, që shtriheshin nga Kaliningradi deri në kufirin me Poloninë, drejt qytetit të Novotroitskut, rreth 1.5 milje nga Kazakistani.
Grupet zbarkuan në Moskë dhe në disa qytete të tjera të mëdha, në Yekaterinburg dhe në Urale; si dhe në qytetet pak më të rëndësishme dhe më të vogla, ku përfshihet Vladimiri, Tolyatti dhe Astrakhani; por edhe në qytetet e vogla siç janë Chernogolovka, në rajonin e Moskës.
Numri standard i grupeve ishte nga 10 për secilin. Një grup përbëhej nga muskovitët, që kishin marrë pjesë edhe në protestat më të fundit. Drejtuesit e protestuesve i pyesnin pjesëmarrësit, (të cilët kishin moshë, gjini, arsimin dhe status të ndryshëm social dhe ekonomik), për vlerat politike, për shqetësimet lidhur me ardhmërinë etj.
Përktheu Rudina Dahri

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›