Fakti/Ilir Beqja, shef i grumbullim - nozullimeve në PS
Koncepti politik i Partisë Socialiste për ekonominë nuk mund të shqitet e të bëhet jashtë ndikimeve të vjetra nga Partia e Punës së Shqipërisë. Pavarësisht se tani nuk është më brezi i vjetër i baballarëve, nuk shihet gjë ndryshe të ndodhë te trashëgimtarët e tyre. Një paqartësi politike e rrethon PS-në edhe për çështjet ekonomike. Çfarë nuk e thotë sot nuk e thotë nesër. Një herë thotë që filan ministër paguan më pak taksa se nëpunësi i tij (pa dhënë asnjëherë shifra, pasi në realitet është e kundërta), e një ditë tjetër thotë gjëra që janë të çuditshme por që nuk kanë lidhje me ekonominë. Edi Rama sot është më i pakuptueshmi njeri që flet për çështje financiare. Të gjitha fjalitë e tij që kanë lidhje me taksat, rritjen ekonomike, biznesin e vogël e të madh, etj, artikulohen në një formë që përditë e më shumë po bëhen qesharake. Kjo vjen si pasoje e një mungesë përvoje nga puna si ministër i Kulturës dhe drejtimi i Bashkisë së Tiranës. në këtë aventurë opozitare, Edi Rama ka si mentori të tij për çështje ekonomike Ilir Beqjen. Përveç aspektit shoqëror (dikur shokë të një skuadre në basketboll) me Beqjen po e lidhin sot përpjekjet e përbashkëta për të paraqitur si “alternativa” muhabetet apo direktivat ideologjike komuniste. Për fat të keq të tij, një hije dyshimi po bëhet më serioze për përgatitjen e tij si profesionist ka rënë edhe mbi Ilir Beqjen. I nxjerrë si tjerrës i teorive ekonomike që do bëjnë hatanë, Ilir Beqja po përngjet përditë e më shumë si shefi i grumbullimeve e nozullimeve në PS. Përveç sforcimit për t’u dukur si komisari politik, Beqja përngjet përditë e më shumë si “shoku Miti” që harton plane për të mbledhur bereqetin, duke ia hequr atë kulakëve e tradhtarëve të vendit. Kjo pozitë e ka bërë Beqjen qesharak. Koha e shefave të grumbullimeve ka kohë që ka shkuar.
...