Inaugurohet HEC-i i Ashtës, Berisha: Kryevepër e zhvillimit
Është inauguruar sot në Shkodër hidrocentrali i Ashtës. Të pranishëm në ceremoni ishin kjryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli si dhe kryeparlamentarja e Austrisë, Barbara Prammer. Në fjalën e tij, kryeministri Berisha e ka cilësuar hidrocentralin e Ashtës si një kryevepër të zhvillimit të qëndrueshëm.
“Për Shqipërinë kjo është një ditë e veçantë, një ditë e shënuar. Ne inagurojmë sot këtu një kryevepër të vërtetë të energjitikës në Shqipëri, Europë dhe më gjerë. HEC-i i Ashtës është më i madhi që ekziston sot me teknologjinë e turbinave matrix. Por HEC-i i Ashtës që ne inagurojmë përbën njëkohësisht një kryevepër të zhvillimit të qëndrueshëm. Ky hidrocentral ka respektuar standartet më të larta të mbrojtjes, respektimit dhe zhvillimit të mjedisit”- tha Berisha.
Kryeministri Berisha theksoi se kjo veprër vjen në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë ndërsa ka rikujtuar edhe marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve. “Kjo vepër inagurohet në 100- vjetorin e pavarësisë së Shqipëri dhe në këtë 100 vjetor cilido që hedh sytë në marrëdhëniet mes dy kombeve tona do të gjejë marrëdhënie të shkëlqyera në memorien historike dhe të mbështetjes që perandoria durale i dha shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në një kohë kur vendet e tjera mendonin se si ta shuanin nga harta politike e Europës kombin shqiptar”- theksoi Berisha.
Ndërsa Kryetarja e Parlamentit të Austrisë, Barbara Prammer gjatë fjalës së saj theksoi se ndërtimit i HEC-i të Ashtës mat besimin e investitorëve austriak ndërsa shtoi se energjia e rinovueshme është shumë e rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit. “Për mua sot është një gëzim i madh që marr në këtë fesë të madhe për Shqipërinë, por edhe për firmat austriake. Është festë e miqësisë mes Austrisë dhe Shqipërisë dhe mat besimin e investitorëve austriak në vendin tuaj. Është një projekt që pret për një besim të ndërsjelltë dhe besim të Shqipërisë për sipërmarrësit austriak. Jam e kënaqur që marr pjesë në këtë investim dhe bashkë me kryeparlamentaren Topalli jemi pagëzore të turbinës tonë. Ajo që më ka shtyrë të vij janë lidhjet e vjetra mes Austrisë dhe Shqipërisë. Ajo që kam shumë përzemër, është se në këtë zhvillim kemi edhe mbrojtjen e mjedisit që kemi detyrim ta ruajmë. Energjia e rinovueshme e pastër është e rëndësishme për ne, ndaj kjo është arsyeja pse kam ardhur. Unë jam e bindur se ky ka qënë bashkëpunim i shkëlqyer që do të vijojë”- kryeparlamentarja austriake, Prammer.
Hidrocentrali i Ashtës është ndërtuar përgjatë 30 muajve të fundit në veri të Shqipërisë, në afërsi të Shkodrës. Ai është investimi më i madh në 30 vitet e fundit në tregun shqiptar të energjisë. Përveç kësaj, në lumin Drin është përdorur teknologjia më novatore: Teknologjia Matrix (një turbinë e vogël me madhësinë e një kabine telefoni) bën të mundur shfrytëzimin mjaft efikas të energjisë hidrike. Në hidrocentralin e Ashtës do të prodhohen çdo vit në të ardhmen 240 milion këh energji elektrike, duke siguruar kështu furnizimin me energji të rinovueshme për 100 000 familje shqiptare. Ai është projektuar si miqësor ndaj mjedisit dhe nuk prodhon asnjë emetim. Në përfundim të periudhës 35-vjeçare të koncesionit, hidrocentrali do t’i dorëzohet Republikës së Shqipërisë
Impianti është i ndarë në dy pjesë: Ashta 1, do të prodhojë rishtazi energji elektrike me anë të tubinave Hydro Matrix, aty ku përpara tre dekadash është ndërtuar rezervuari i Spatharës me digën kundër përmbytjeve dhe sistemet e vogla vaditëse për bujqësinë. Kapaciteti total i të dy centraleve elektrike (Ashta 1 dhe Ashta 2) është rreth 53 megavat (MË) dhe çdo vit do të prodhohen rreth 240 milion kilovat-orë energji elektrike. Kjo është rreth një e katërta e sasisë që mund të prodhojë hidrocentrali Freudenau në lumin Danub në Vjenë. Punimet e ndërtimit kanë filluar në mars 2010: vlera e investimit shkon në rreth 200 milion Euro.