E Diel, 1 Nëntor 2026

Emertimi i rrugeve te Elbasanit, kriteret e bashkise

ELBASAN - Rruget e Elbasanit do te kene emrat e njerezve te shquar te ketij qyteti. Bashkia Elbasanit ka perfunduar propozimet per rreth 170 rruge dhe rrugica, ndersa jane percaktuar edhe kriteret sesi do te behet perzgjedhja. Nenkryetari i bashkise, Serafin Papa ka pohuar dje se emrat e rrugeve do te kerkohen ne disa fusha. Kryesisht rrugen do te mbajne emrat e firmetareve, arsimtareve, akademikeve. Por, nje vemendje te vecante do t'i kushtohet edhe shkrimtareve, te cilet jane persekutuar ne regjimin komunist duke u denuar per kundershtimet e tyre.

PERZGJEDHJA

Per te bere edhe perzgjedhjen e emrave te 204 rrugeve dhe rrugicave ne kete qytet bashkia do te jete ne konsensus me te gjitha grupet e interesuara. "Ne emertimet e reja do te gjendet konsensusi qytetar, mirekuptimi mes forcave politike, shoqatave dhe grupeve te shoqerise civile", deklaroi dje kryetari i Bashkise se Elbasanit, Qazim Sejdini. Sipas Sejdinit, disa nga akset rrugore do te mbajne emrat e firmetareve te Pavaresise se Elbasanit. Komisioni i ngritur me kete rast ka evidentuar emrat e patrioteve. Nje rendesi te vecante do t'u jepet arsimtareve dhe te gjithe personave qe gjate gjithe jetes se tyre kontribuan ne Elbasan, ne Shqiperi dhe ne mbare trojet shqiptare. Emrat e akademikeve, te cilet kontribuan ne fusha te ndryshme si: shkence, industri, bujqesi, ekonomi, mjekesi jane ne listen e propozimeve. Personat te cilet per vite me radhe luftuan me pene regjimin komunist, per te cilen edhe u persekutuan do te kujtohen gjithmone nga banoret e vendlindjes se tyre, sa here te kalojne neper rrugicat e ketij qyteti, te cilat se shpejti do te kene emrat e tyre. Propozimet per vendosjen e ketyre emrave i ka dorezuar perpara komisionit te ngritur ne bashkine e qytetit, Shoqata e te persekutuarve politike ne kete qytet.

E VECANTA

Nje e vecante eshte vendosja e emrave te drejtuesve te grupit politik "as i pashes dhe as i beut", grup ky, i cili vepronte ne Elbasan ne fillim te shekullit te kaluar. Gjithashtu ne liste jane perfshire edhe emrat e artisteve dhe kengetareve te njohur, njerezve te kultures dhe artit. Edhe pse emertimet e rrugeve do te behen ne saje te perzgjedhjes dhe kritereve te percaktuara nga komisioni bashkiak i ketij qyteti, nje debat ka nisur per institucionet, te cilat mund te kene te njejtin emer me ate te rrugeve. Nenkryetari i bashkise Elbasan, Serafin Papa beri me dije se ky problem do te trajtohet me kujdes duke marre gjithmone mendimin e familjareve. "Pas emerimeve te reja nuk do te kete me emertime te dyfishta ku nje rruge dhe institucioni te mbaje te njejtin emer", perfundoi ai.

Fatos Salliu

Kriteret

1- Emrat e firmetareve te Pavaresise se Elbasanit.

2- Emrat e arsimtareve dhe punonjesve te arsimit qe kontribuan ne Elbasan, ne Shqiperi dhe ne mbare trojet shqiptare.

3- Emrat e akademikeve dhe njerezve te shquar te Elbasanit ne fusha te ndryshme si shkence, industri, bujqesi, ekonomi, mjekesi etj

4- Emrat e njerezve te persekutuar padrejtesisht nga regjimi komunist, intelektualeve dhe figurave te spikatura qe u persekutuan dhe u burgosen ne diktature.

5- Emrat e drejtuesve te grupit politik "as i pashes dhe as i beut", grup qe vepronte ne Elbasan ne fillim te shekullit te kaluar.

6- Emrat e artisteve dhe kengetareve te njohur, njerezve te kultures dhe artit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›