E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia vendos embargon e grurit deri në fund të vitit

Qeveria e Moskës e ka kthyer në ligj vendimin, i cili ka hyrë në fuqi sot. Vendimi erdhi për shkak të zjarreve të shumta që përfshinë Rusinë javët e fundit, ku u shkrumbuan rreth treçereku i të korrave.

Dekreti për embargon e grurit është firmosur nga kryeministri Vladimir Punit më 5 gusht, ku synohet që çmimi i grurit në tregun vendas të mbetet i pa prekur.

Vendimi i qeverisë ruse do të ketë ndikim në tregun ndërkombëtar, pasi Rusia është prodhuesi i katërt në botë për prodhimin e grurit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›