Rusia vendos kufizime vizash për qytetarët e “vendeve jomiqësore”

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret të hënën për të vendosur kufizime të vizave për qytetarët e vendeve që Moska i konsideron “jomiqësore” në përgjigje të sanksioneve mbi Ukrainën.
Dekreti, i cili hyn në fuqi të hënën, pezullon regjimin e thjeshtuar të dhënies së vizave të Rusisë me disa vende të Bashkimit Evropian, si dhe me Norvegjinë, Zvicrën, Danimarkën dhe Islandën.