E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia voton nesër për presidentin e ri

Rusia është vetëm disa orë larg zgjedhjeve presidenciale, ndërsa Vladimir Putin pavarësisht kundërshtimeve është në krye të sontazheve për fitore. Në mesnatë hyri në fuqi heshtja parazgjedhore ku sipas ligjit, është ndaluar çfarëdo fushate ku pritet që t`u jepet mundësi qytetarëve të marrin vendim se për cilin do ta japin votën e tyre. Sipas mediave vendase pavarësisht 5 kandidatëve që janë në garë , kryeministri Vladimir Putin është fitues me përqindjen më të madhe të pëlqimeve. Komisioni qëndror i zgjedhjeve premtoi se rezultatet e para zyrtare do t`i komunikojë që në orën 5 të mëngjesit, ndërsa ligji parashikon afat prej 10 ditëve për komunikimin e rezultateve përfundimtare. Në zgjedhjete e 4 marsit nëse del fitues Putin atëherë ai do të merrete mandatin e tretë në krye të Kremlinit. Zgjedhjet presidenciale mbahen disa muaj pas zgjedhjeve parlamentare, të cilat sollën dhe protestat më të mëdha, që vendi ka parë ndonjëherë me një dimër i ashpër politik. Por për Putin protestat e opozitës pas raporteve për manipulime në zgjedhjett parlamentare ishin një eksperiencë e mirë për Rusinë, ndërsa ka refuzuar kërkesat për përsëritje të zgjedhjeve të dhjetorit ku partia e tij ka ruajtur shumicën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›