Vrasja në shkollë, Sejdiu ngushëllon presidentin gjerman
Në tragjedinë që ka ndodhur në Winnenden të Gjermanisë ku i riu 17 vjeçar Tim Krachmer, vrau 15 persona dhe në fund u vra nga policia, vdiq edhe i riu 15-vjeçar Ibrahim Shemsi Halitaj nga Tërdeci i Drenasit. Ndërkohë Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij gjerman, Horst Köhler. "Lajmi për humbjen e jetës së qytetarëve të pafajshëm gjermanë, në mesin e të cilëve ishte edhe një nxënës me prejardhje nga Kosova, është pritur me pikëllim të thellë kudo në Kosovë", thuhet në telegramin e presidentit të Republikës, Fatmir Sejdiu.