E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusisë i kërkohet të përmirësojë ligjin kundër SHBA-së

Komiteti i Këshillit Federal të Rusisë ka deklaruar se Dhoma e Lrtë e Parlamentit duhet të përmirësojë legjislaturën e miratuar në hakmarrje të Ligjit Magnitsky në Shtetet e Bashkuara.

Legjislatura, e cila tashmë ka kaluar Dumën Shtetërore, do t’iu ndalojë shtetasve amerikanë të birësojnë fëmijët rusë.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, më 14 dhjetor, ka nënshkruar Ligjin Magnistky, për të ndëshkuar rusët që kanë lidhje me vdekjen e avokatit anti-korrupsion, Sergei Magnistky, dhe të tjerët që dyshohen për shkelje të të drejtave të njeriut, transmeton Rel.

Magnistky ka vdekur në nëntor të vitit 2009, pas gati një viti në burg.

Kolegët e tij kanë thënë se ai ka qenë viktimë e hakmarrjes nga policia, për shkak të zbulimit të një skeme të mashtrimit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›