E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana s’mund ta ndalë rritjen e çmimeve për festa

Tregtarët shqiptarë vazhdojnë t’i qëndrojnë besnikë rritjes së çmimve në prag të festave të fundvitit.

Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit ka inspektuar rritjen e çmimeve në dy javët e para të muajit dhjetor në të gjitha tregjet e Shqipërisë.

Sipas të dhënavë, rritja e çmimeve varion nga 10 deri në 300 lekë për produktet ushqimore.
Bakllavaja nga 700 lekë dy javë më parë tashmë është 1100 lekë. Gjeli i detit nga 450 lekë/kg ka shkuar më 550-750 lekë për kilogram.

Listës së çmimeve të rritura nuk i kanë shpëtuar as pijet, që variojnë 8%-25% vetëm dy javët e para të muajit dhjetor.

“U gëzuam se thanë se çmimet nuk do të lëvizin, por s’paska qënë e vërtëtë. Po të shohësh çmimet, kanë shkuar në stratosferë duke filluar nga ato të përditshmet, lëre pastaj të tjerat”, shprehet një blerësë për Shekullin.

Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit për herë të parë është angazhuar për të mos lejuar rritjen abuzive të çmimeve në prag të festave, por tjetër gjë ndodh në realitet./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›