E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusmali Ne PS ekzistojne Prudentino qe paguajne udhetimet e Rames jashte vendit

27-10-2010 / Elda Tomani

Paloka-Tahiri replika ne komisionin e ligjeve PS bojkoton mbledhjen. Fakti/Kush i financon udhetimet prej Sheik-u te Edi Rames pervec Fidelit...


Deputeti i Partise Demokratike Edi Paloka dhe ai socialist Saimir Tahiri u perfshin dje nga debate te ashpra ne mbledhjen e komisionit parlamentar te ligjeve per projektligjin e lojerave te fatit. Gjate zhvillimit te mbledhjes se Komisionit deputeti Sajmir Tahiri kerkoi qe pr/igji te rishikohet me kujdes me qellim qe te ndalen Prudentinot ne vendin tone. Ligji duhet te studiohet mire pasi mund te perdoret per qellime mafioze si ne rastin e Prudentinos. Ju dhe njerez afer qeverise kane lidhje me Prudentinon ka fakte per kete- tha Tahiri ne Komisionin e Ligjeve. Pas fjales se Tahirit ishte kreu i Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmaili qe theksoi se ne PS ekzistojne njerez si Prudentino qe paguajne udhetimet e deputeteve te PS jashte vendit. Ta shpjegoj une se pse eshte i padrejte dhe abuziv propozimi jot. Prodentino kushdo qofte ai ka marre rrugen drejt dyerve te drejtesise pa patur nevoje per amendatimin Tahiri. Deputeti qe mban ty ne krah ose me sakte deputetet qe ke ti kolege dhe qe te mbajne ty ngrohte z.Tahiri nuk perplasen kurre me drejtesine sepse drejtesia ka frike prej tyre Kete na e tha edhe Presidenti i Republikes. Pikerisht kjo duhet te te shqetesonte ty. Sot duhet te vije ti me nje distancim publik ndaj kolegeve te tu qe ua di horlleqet dhe kete ti do ta beje nese do te kishe merak dhe shqetesim pastrimin e parave. E verteta eshte se ti nuk ke merak apo shqetesim pastrimin e parave sepse ti nga parate e pista ti mbahesh ngrohte personalisht. Mbahesh ngrohte me nje dreke nga Prudentino i grupit parlamentar mbahesh ngrohte nga nje darke mbahesh ngrohte me nje nate ne hotel jashte shtetit. Mbahesh ngrohte te qellon kjo pune prandaj ti nuk do qe Prudentinoj jot te shkoje te dera e drejtesise- u shpreh Rusmali. Ai i kerkoi gjithashtu perfaqesuesit socialist Saimir Tahiri se ishte pikerisht kjo qeveri dhe organet e drejtesise qe cuan pas hekurave Prudentinon. Pse more i nderuar koleg deputet kush e arrestoi Prudentinon Ju Ka shtet ligjor ketu u arrestua mafiozi po shikoni ata deputetet lsquoPrudentino qe keni prane vetes tuaj- deklaroi kreu i komisionit parlamentar te ligjeve Ilir Rusmali. Menjehere pas replikave te deputeteve Rusmali-Tahiri situata ka shkuar ne konfrontim verbal mes deputetit te PD-se Edi Paloka dhe atij te PS-se Saimir Tahiri. Kjo coi edhe ne shkasin e shume pritur nga opozita per te bojkotuar punimet e komisionit parlamentar te ligjeve.


Fakti/Prudentinot e opozites financojne udhetimet borgjeze te Edvinit


Pyetja qe duhet te shqetesoje seline roze eshte se kush ia financon udhetimet prej Sheik-u Edi Rames ne vendet me te shtrenja te botes pervec Fidelit...


Kryetari i komisionit parlamentar tw ligjeve Ilir Rusmali eshte detyruar te nderprese seancen e djeshme pas akuzave te forta qe kane leshuar deputetet mes te dy kraheve politike Edi Paloka dhe Sajmir Tahiri. Akuzat mes dy deputeteve kane cuar dhe ne ofendime personale dhe banale. Debati ka nisur per projektin e lojerave te fatit e me pas ka cuar ne shtyrjen e seances per shkak te kontraditave mes deputetesh. Deputeti i Partise Demokratike dhe kryetari i komisionit te ligjeve Ilir Rusmali ka akuzuar opoziten per lidhjet me mafian dhe kapobanden italiane. Ai u ka bere te qarte deputeteve opozitare se Prudentino tashme e ka marre rrugen e drejtesise dhe eshte drejtesia ajo qe po vendos ne lidhje me te. Ai i eshte drejtuar deputetit te PS-se Sajmir Tahirit duke iu kunderpergjigjur akuzave te tij qe sipas Tahirit dhe deputeteve te PS-se qeveria Berisha qenka e korruptuar dhe se nuk duhet te kemi me Prudentino perfaqesues te mafies lidhur me qeverine duke permendur ketu dhe emrin e ministres Bregu. Ilir Rusmajli i eshte kunderpergjigjur kesaj akuze te rende leshuar nga Tahiri se tashme jane deputetet e Partise Socialiste ata te cilet kane frike te perballen me drejtesine jane koleget e tu ata te cilet nuk perplasen kurre me organet e drejtesise pasi kane frike nga drejtesia. Akuzat tuaja z.Tahiri jane akuza boshe dhe te pavlera. Une smund te pranoj per shkak te etikes profesionale dhe detyres qe kam smund te pranoj qe ne kete salle komisioni te besh akuza boshe idiote dhe te pambeshtetura. Ti z.Tahiri smund te akuzosh shtetin organet e drejtesise sepse ne rast se do flisnim per njerez qe i jane shmangur drejtesise ato jane deputetet tuaj- theksoi deputeti demokrat dhe njeherazi kryetari i komisionit parlamentar te ligjeve. Qendrimi i z.Rusmali eshte krejtesisht i justifikueshem nese marrim parasysh burimet e fshehta te parave qe shperdoron Edi Rama dhe ndjekesit e tij jo vetem gjate ushtrimit te protestave ne vend por edhe udhetimet qindra mijera euro ne vendet me te shtrenjta te globit. Akuza se Prudentinot jane te mbrojtur nga qeveria jane bllofe te natyres bolshevike qe mimiket e Edi Rames duan te injektojne ne sistemin e drejtesise. Pavaresisht komentet jane te teperta ne kete linje pasi mafiozin Prudentino pas hekurave e coi kjo qeveri ne bashkepunim me organet me te larta te ligjit. Ndaj dhe do te ishte e udhes qe z.Sajmir Tahiri te jepte shpjegime se kush ia financon udhetimet prej Sheik-u Edi Rames pervec Fidel Yllit...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›