SHBA-te spajtohen me prishjen e koalicionit PDK-LDK

Ambasadori Uilliam Uoker eshte shume i shqetesuar me zhvillimet e fundit ne Kosove por ajo qe me se shumti e brengos eshte fakti se Qeveria e tanishme po e dergon vendin ne zgjedhje te parakohshme ose te jashtezakonshme qe sipas ambasadorit Uoker mbajtja e ketyre zgjedhjeve do tua pamundesoje partive te reja qe te organizohen konsolidohen dhe te bejne fushate zgjedhore ashtu sic ne fakt do duhej. Per te martesa PDK-LDK gjithmone ka qene nje martese e palumtur por jo deri ne ate mase sa shkurorezimi te ndodhte mu ne kete moment. Sidoqofte ai i ben thirrje Qeverise se udhehequr nga PDK qe te organizoje zgjedhje te lira te drejta dhe transparente. Ne nje interviste per agjencine e lajmeve KOSOVAPRESS ne shtepine e tij ne nje qytet afer Uashingtonit ambasadori Uoker flet edhe per bisedimet Prishtine - Beograd modelet per veriun si dhe per procesin e njohjeve per Kosoven.
Zoteri ambasador sic mund te jeni informuar Kosova do te shkoje ne zgjedhje te jashtezakonshme ose te parakohshme kete vit apo ne fillim te vitit tjeter si rezultat i daljes se LDK-se nga koalicioni dhe doreheqjes se presidentit Sejdiu. Si do te reflektojne keto zhvillime ne pozicionin e Kosoves ne arenen nderkombetare
Jo shume njerez i dine detajet rreth koalicionit dhe raporteve mes dy partive por ka njerez qe e dine se BE eshte e interesuar te dije se cfare po ndodh ne Kosove po ashtu edhe njerezit ketu ne Uashington e dine se cfare po ndodh. Besoj se partneret e dine se kjo kohe nuk ishte momenti i duhur por ne te njejten kohe mendoj se te gjithe e kane kuptuar se koalicioni ndermjet PDK-se dhe LDK-se nuk ishte nje martese e lumtur. Te gjithe prisnin nje shkurorezim kur te vinte puna ne ndonje pike por menyra se si erdhi ky shkurorezim pra per shkak te privatizimit te PTK-se ku PDK u perpoq ta shtyje Parlamentin qe ta votoje strategjine per privatizim ndoshta nuk ishte menyra me e mencur per te prishur koalicionin sidomos pasi presidenti Sejdiu dha doreheqje. Sidoqofte tash pasi jemi ketu do te ishte mire qe institucionet ti mbanin zgjedhjet e parakohshme ne menyre te drejte dhe transparente qe te mos nguten dhe qe te mos organizojne aso zgjedhje qe te favorizojne Qeverine aktuale. Kjo eshte ajo per te cilen brengosem qe te mbahen zgjedhjet sa me shpejte duke u mos dhene shume kohe partive tjera te organizohen dhe te konsolidohen. Ne e shohim se Qeveria ka ardhur deri te kjo situate per shkak te nje martese te palumtur nese zgjedhjet do te mbaheshin ne nje afat me te gjate do te ishte ne rregull por ne kete kohe do te ishte nje peshtjellim i madh.
Mendova si do te ndikoje kjo situate ne procesin e njohjes se Kosoves sepse ne prisnim tashme njohje pas mendimit pozitiv te GJND-se dhe pas rezolutes se OKB-se qe e njeh kete mendim. Por sic e shihni procesi i njohjeve eshte stopuar momentalisht
Procesi i njohjeve nuk ka shkuar sic duhej qe nga fillimi dhe kjo situate nuk do ti ndihmoje atij procesit ne asnje menyre. Pas vendimit te GJND-se dhe rezolutes se OKB-se ne te gjithe menduam se do te kete rezultate pozitive ne kete drejtim por nuk pati. Por nese ata organizojne zgjedhje te mira dhe opozita ka shans te konkurroje ndoshta njerezit nga kryeqytetet boterore do ta shohin se Kosova eshte nje demokraci qe po perpiqet ti beje gjerat ne drejtimin e duhur. Por nese Qeveria aktuale e perdore pozicionin qe te mbaje zgjedhje te shpejta me qellim qe te mbetet edhe nje mandat ne pushtet atehere mendoj se kjo nuk do te jete e mire per procesin e njohjeve.
A mendoni se PDK e solli kete situate me qellim qe te shkohet ne zgjedhje te parakohshme dhe ti fitoje ato sepse ndoshta frikohet nga disa levizje te reja si Vetevendosje apo partite e reja si Fryma e Re e Shpend Ahmetit e Ilir Dedes
PDK mund te mendoj se eshte ne pozicion te forte qe te kerkoje edhe me shume hapesire brenda Qeverise si rezultat i daljes se LDK-se nga koalicioni por sic e thashe do te ishte gabim nga ana e tyre nese do te perpiqeshin te fitonin avantazh permes mbajtjes se zgjedhjeve te shpejta. Kjo sepse nuk do te kete kohe qe te organizohen zgjedhjet nuk do te kete mjaft kohe qe partite tjera te bejne fushate ose qe Albin Kurti dhe levizja e tij te organizohen ne nje parti politike. Kjo kerkon kohe dhe shpresoj se PDK nuk do ta shfrytezoje kete rast qe te perfitoje avantazh. Une po flase me shume njerez dhe ata jane te brengosur rreth asaj se ne baze te cfare rregullave do te mbahen keto zgjedhje a do te mbahen brenda 45 diteve apo me 13 shkurt. Shumecka varet nga PDK dhe shpresoj se ajo po mundohet te veproje ne menyre te drejte te ndershme dhe transparente.
Kosova gjendet ne kete situate por ne te njejten kohe Sekretarja e Shtetit Hillary Klinton dhe zyrtare te BE-se bejne thirrje per fillimin e dialogut ndermjet Prishtines e Beogradit pa perfillur situaten ne Prishtine. A mundet Kosova te hyje ne kete dialog me kete situate te brendshme politike pra para zgjedhjeve
Jo assesi. Do te ishte nje gabim shume i madh nese do te behej kjo. Nen nje kosovaret kane pervoje te gjate kur komuniteti nderkombetar bente perpjekje qe ti ule palet ne nje tavoline. Ishin bisedimet per statusin dhe sic e kishte thene edhe Ahtisari palet sado qe mund te bisedojne nuk mund te merren vesh vecmas serbet te cilet nuk jane bashkepunues ne negociatat serioze. Keshtu qe me kete histori nuk shoh se eshte koha qe palet te ulen bashke dhe te diskutojne per dallimet vecmas kur Qeveria e Kosoves gjendet ne kete situate peshtjellimi. Le te presim zgjedhjet te shohim rezultatet te shohim nese do te kemi nje qeveri te fuqishme me kohezive dhe pa ndarje sepse kjo qeveri jo qe perbehej nga dy parti te ndara por edhe nga nje LDK qe eshte e ndare ne dy-tre pjese. Prandaj mendoj se do te ishte gabim tejet i madh nese do te thoshin po do te ulemi ne tavoline para zgjedhjeve pavaresisht se cfare u thote komuniteti nderkombetar se duhet te bejne.
Pra bisedimet nuk mund te fillojne para zgjedhjeve dhe kjo po i bie te nisin diku ne mars ndash prill te vitit tjeter
Cfaredo bisedimesh qe do te fillonin para vitit 2011 do te ishin joserioze.
Por disa analiste nderkombetare thone se Kosova duhet qe tani ta themeloje nje ekip te unitetit i cili do te bente pergatitjet per fillimin e dialogut me Beogradin
Nuk shoh ndonje arsye qe te krijohet nje ekip i unitetit kur vendi eshte ne proces te zgjedhjeve te reja kur te gjitha partite politike po pergatiten per zgjedhje. Nuk e di se per cfare ekipi te unitetit behet fjale per ndonje ekip te bashkuar teknik apo per cfare por mendoj se kjo nuk do te duhej te ndodhte para formimit te qeverise se re e cila shpresoj se do te jete nje qeveri e unitetit por jo tani.
Kur flasim per dialogun per cfare ceshtjesh mendoni se duhet bisedojne Prishtina dhe Beogradi
Mendoj se ne keto bisedime kosovaret duhet ta bindin Serbine se nese deshiron te jete nje fqinj i mire duhet ti ndale perpjekjet per te nxitur probleme te brendshme ne Kosove ti ndale perpjekjet per ta shnderruar veriun ne nje problem. Duhet te kerkohet qe te bisedohet per ceshtje te vogla por qe jane te rendesishme per komunitetin serb ne veri te Kosoves pastaj ceshtja e dokumenteve e pensioneve por ceshtja kryesore eshte qe te bindet Serbia se Kosova eshte shtet dhe se duhet te sillet me te si me nje shtet tjeter. Sidoqofte nga bisedat me zyrtaret serbe nuk shoh ndonje fleksibilitet ne kete qasje prandaj mendoj se dialogu nuk do te prodhoje asgje dhe eshte gabim te fillonte tani.
Megjithate disa zyrtare evropiane thone se veriu i Kosoves do te jete tema kryesore ne keto bisedime nderkohe qe jane permendur disa statuse speciale si zgjidhje per kete pjese. A eshte e mundshme nje zgjidhje per veriun jashte Pakos se Ahtisarit
Jo nuk mendoj se do te ishte zgjidhje. Eumlshte plotesisht e gabuar tendenca per nje entitet te vecante ne veri. Ideja vetem zgjat konfliktin zgjat perpjekjet e Serbise qe te perzihet ne punet e Kosoves. Ajo qe mua me shqeteson eshte se statusi special per veriun e Kosoves nuk do ti kontribuonte zgjidhjeve paqesore ne Ballkan.
Por tashme jane permendur disa modele nga burimet e BE-se si ai i Tirolit Jugor qe do te mund te adaptoheshin ne rastin e Kosoves
Secili evropian mund te kete degjuar per ndonje model diku ne ndonje vend por per mua Kosova eshte nje entitet shteteror qe ka popullaten pakice si per shembull serbet te cilet duhet te trajtohen si te gjitha pakicat tjera ne France Gjermani dhe vende tjera por jo duke iu dhene ndonje status special qe ata te jene qytetare te mire. Ky komunitet duhet ta kuptoje se eshte ne Kosove dhe duhet te jetoje si pjese e saj.
Nderkohe dialogu ndermjet Prishtines dhe Beogradit do te ndermjetesohet nga BE cfare roli sipas juve duhet ta kete SHBA ne kete dialog
Me sa e kuptoj SHBA deshiron qe ti jape BE-se rolin kryesor. SHBA ka luajtur nje rol kritik duke e sjelle Kosoven ketu ku eshte tani dhe mendoj se duhet ta vazhdoje kete rol ne percaktimin e disa ceshtjeve si cfare po ndodh ne veri dhe marredheniet e Kosoves me Serbine. E kuptoj plotesisht se cfare SHBA eshte e gatshme te beje dhe cfare jo ne kete dialog.
Kjo meqe lideret kosovare kane kerkuar qe SHBA te jete pjese e ketij dialogu ne cilesine e garantuesit
SHBA ka bere shume per Kosoven ne keto dhjete vjet por mendoj se BE duhet ta udheheq dialogun per shkak te procesit te integrimit te te dy vendeve ne BE e qe ne kete rast duhet te aplikohet politika e shkopit dhe katrotes per Serbine. SHBA po ashtu duhet te ndihmoje ne menyre palet te ulen se bashku.
Te kthehemi edhe nje here tek njohjet. Cilat jane arsyet qe Kosova nuk mori njohje madje as pas vendimit te GJND-se
E kam thene edhe me heret ministri i juaj i Jashtem me siguri nuk e di se si te marre njohje. Mendoj se qe nga fillimi eshte humbur shume kohe ku nuk jane bere shume perpjekje per njohje. Personalisht kam vizituar pothuajse te gjitha kryeqytetet boterore ku kam takuar ministria e kryeministra. Isha javen e kaluar edhe ne El Salvador e permenda prape kete ceshtje qe e kisha permendur me shume se nje vit me pare dhe ata e kane harruar problemin. Gjerat tjera kane hyre ne agjenden e Presidences se ketij vendi duke bere qe ceshtja e Kosoves te mbetet jashte. Si duhet ta filloni prape nuk e di por mendoj se ushtruesja e detyres se ministrit te Jashtem Vlora Citaku duhet te shkoje kur te doje ne El Salvador dhe ta kerkoje njohjen. Ajo ishte ne vendet e Karaibeve por nuk pati asnje rezultat. Mendoj se nese do te shkonte per disa dite ne El Salvador kjo ceshtje do te kryhet.