E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama i korrupuar aferat 20-she cenuan progresin kunder korrupsionit

27-10-2010 / Nga Leonard Quku

Shefi i ekzekutivit Sali Berisha akuzoi kreun e opozites dhe njeherazi edhe te Bashkise Tirane Edi Rama si te korruptuar dhe nga kjo penalizoi vendin ne raportin vjetor te progresit ndaj korrupsionit te publikuar vetem 3 dite me pare nga Transparency International. Sipas kryeministrit pa ryshfetin 20-sh te Rames ne leshimin e lejeve te ndertimit Shqiperia do te kishte fituar plot 30 vende ne luften kunder korrupsionit. Objektivi i qeverise theksoi kryeministri duke ndare edhe detyrat per anetaret e kabinetit eshte renditja ne 20 vendet e para

Kryeministri i vendit Sali Berisha ka vleresuar renditjen e Shqiperise ne indeksin global te korrupsionit por tha se progresi mund te kishte qene me i thelle duke fituar ne menyre te ndjeshme shkalle ne renditjen boterore me mbi 30 vende nese nuk do te kishte ekzistuar 20-shi i kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama. Ne mbledhjen javore te Keshillit te Ministrave Berisha u fokusua te raporti i fundit i Transparency International i cili i rendit Shqiperine 8 vende me lart se nje vit me pare porsa i takon perceptimit te korrupsionit apo besueshmerise se qytetareve ndaj institucioneve shteterore. Raporti ne teresi tregonte progres krahasur me nje vit me pare por sigurisht sugjeron eliminimin e disa praktikave sic jane ato te lejeve te ndertimit ku ne vleresimin e Doing Busines Shqiperia kap vendin e 82-te por ne keto klasifikime spikat apo nxin si zifti procedura e lejeve te ndertimit te Bashkise se Tiranes. Kryefjala e kesaj mbledhje eshte suksesi i ri i Shqiperise ne luften kunder korrupsionit. Shqiperia arrin nga vendi i 95 ne listen e 178 vendeve ne vendin e 87 pra del ne drite. Ne kete lufte leme mbrapa mbi 97 vende te planetit dhe ecen e sigurte drejt pozicioneve te reja. Ne qofte se nuk do te jete 20-shi i lepurit dhe i leprave Shqiperia do te ishte te pakten sipas te gjithe perafrimeve qe behen edhe minimumi 30 shkalle te tjera sepse asgje nuk ka me te rendesishme se procesi i lejes se ndertimit ne vleresimin e klimes se biznesit dhe korrupsionit- u shpreh kryeministri Berisha duke shtuar se Shqiperia ne keto klasifikime te cilen do ta quaja shkallarja e turpit qendron e 176-ta per lejet e ndertimit sepse praktikat e tyre ne bashkine e Tiranes dhe ne disa bashki te tjera jane me korruptivet jo ne Ballkan por ne bote. Dua tu them qytetareve se leja e ndertimit eshte nje dokument me peshe te madhe specifike qofte ne vleresimin e korrupsionit qofte ne vleresimin e klimes se biznesit. Asnje dokument tjeter apo procedure tjeter nuk ka peshe me te madhe specifike se sa leja e ndertimit. Pra 35 kateshet dhe 20 duken nga e gjithe bota tani se kjo bote eshte transparente dhe vertet kercet 20 tek lepuri por shqiptaret bllokohen- deklaroi kreu i qeverise. Ne nje perpjekje te vazhdueshme per luften me zero tolerance ndaj korrupsionit qeveria shqiptare vendi ne teresi ia doli te lere pas dhe tete vende te tjera ne kete lufte te arrije keshtu ne nje pozicion te ri te rendesishem te kape nje stacion te ri jashtezakonisht inkurajues drejt betejes perfundimtare me kete faktor qe perben matermatriks te te gjitha te keqijave ne nje shoqeri te lire. Ne kete sens kryeministri Berisha i beri thirrje kreu te opozites Edi Rama qe te pranoje heqjen e imuniteteve si ndihme ne luften kunder korrupsionit. Ne fjalen e tij para anetareve te kabinetit qeveritar kreu i qeverise theksoi se opozita duhet ta miratoje ligjin per heqjen e imunitetit si nje akt pergjegjesie ndaj qytetarit te thjeshte dhe ne emer te parimit themelor per barazi ndaj ligjit. Edhe njehere shfrytezoj rastin ti bej thirrje zotit Rama kryetarit te Partise Socialiste te pranoje heqjen e imunitetit si nje akt pergjegjesie ndaj qytetarit te thjeshte shqiptar te pranoje heqjen e imuniteteve si nje akt si nje detyrim ndaj te gjithe donatoreve te botes qe e ndihmojne kaq shume kete vend te pranojne heqjen e imuniteteve por edhe ne emer te atij parimi qe eshte me themelori ne te gjitha kushtetutat e botes dhe ne cdo shoqeri te lire te barazise perpara ligjit. Te heqim imunitetit te deshmojme se ne e ndjejme veten te barabarte me qytetaret e thjeshte kur vjen puna tek keqperdorimi i fondeve publike dhe qendrimi ndaj tyre- tha me tej Berisha.
Gjithashtu kryeministri kerkoi nga ministrat e kabinetit qe ne cdo procedure qe zbatohet ne ministri te vendoset si kriter i pare antikorrupsioni. Zoterinj ministra une kerkoj nga ju qe cdo procedure qe ju keni te vendoset kriter i pare antikorrupsioni. Mund te kushtoje por une ju garantoj j se eshte cmimi me i deshirueshem qe ne duhet te paguajme me i dobishem dhe me i vlefshem dhe le te vazhdojme ne te ngjisim me vendosmeri shkallen e transparences le te vazhdojme ne te leme gjithnje e me shume vende te tjera dhe te synojme drejt 20 vendeve te para- ishte zotimi i kryeministrit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›