E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toci: Rinumerim te votave, por jo ndryshim te qeverisjes

Deputeti i Partise Socialiste i qarkut te Vlores, Fatmir Toci, ne nje interviste te dhene dje per gazeten “Koha Jone”, deklaroi se socialistet jane gjithmone te gatshem per dialog pa kusht ose do t’i drejtohen protestave ne te gjithe vendin. Zyrtari socialist, tha se “eshte tashme i ditur qendrimi i PS-se se ne nuk e kerkojme ndryshimin e qeverisjes se vendit ne varesi te rezultateve te rinumerimit. Kurse duke folur per tryezen e bisedimeve midis Rames dhe Berishes, theksoi se ky i fundit nuk e do Presidentin Topi faktor ne dialogun midis paleve. Duke folur per protestat, ai thote se nuk jane ndaj tryezes se bisedimeve, por vijimesi e qendrimit qe ka mbajtur Partia Socialiste.
Zoti Toci, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka nisur nga qyteti i Tiranes nje tur sqarues per arsyen e protestave. Ne situaten aktuale politike cfare do te thote kjo per socialistet?
Ne fakt ky eshte nje tur kontaktesh te kryetarit te Partise Socialiste me bazen, qe perkon edhe me perfundimin e fushates se zgjedhjeve te reja ne organizatat socialiste dhe rikonstituimin e asambleve te partise ne njesite vendore, bashki e komuna. Kete e bejne edhe me te nevojshme zhvillimet politike ne vend kur dukshem ka nje sensibilizim te te gjithe opinionit brenda vendit dhe te institucioneve nderkombetare per qendrimin e palekundur te Partise Socialiste, per hetimin e plote te zgjedhjeve te 28 qershorit, si kusht per kthimin ne Kuvend dhe zhvillim normal te jetes parlamentare.
A eshte ndermarrja e hapave drejt protestave ne kohen kur palet kane shprehur deshiren per dialog, nje forme presioni per te arritur kushtin e socialisteve?
Partia Socialiste ka qene gjithmone e gatshme per dialog, me te gjitha palet dhe pa kushte. Venia paraprakisht e kushteve, si po ben mazhoranca qe kerkon uljen ne tryezen e bisedimeve me kusht moshapjen e kutive, i heq qe ne fillim takimit thelbin e dialogut: Perpjekjet dhe qellimin final per zgjidhjen e problemit. Ka qene PS qe e ka propozuar presidentin e Republikes, si kreun e shtetit dhe mbrojtesin e kushtetueshmerise se ketij vendi, si ndermjetes ne bisedimet midis paleve. Nuk e kemi pare te shprehur qarte dhe paster vullnetin e mazhorances qe tryeza te behet me ndermjetesimin e Presidentit. Dhe, qe te jem i sinqerte, une akoma dyshoj se Berisha do te beje te gjitha manovrat, si zakonisht, qe ta shmange presidentin Topi dhe te mos ia jape atij kredencialin e njeriut qe zgjidhi krizen. Hapat drejt protestave nuk i shoh si presion ndaj tryezes se bisedimeve, por vijimesi e ketij qendrimi qe ka mbajtur PS qe pas bindjes sone se votat u vodhen dhe procesi zgjedhor u deformua. Ndalesat e protestave ne janar te ketij viti kane qene shprehje e solidaritetit me banoret e zonave te permbytura ne qarkun e Shkodres, te cilet edhe sot po vuajne pasojat e papergjeshmerise se shtetit, por tani edhe neglizhencen e shperfilljet e tij per te zhdemtuar dhe ndihmuar ne normalizimin e jetes ne keto zona.
Nje tryeze Rama-Berisha ne prani te Presidentit Topi, do te sillte nje zgjidhje, duke pasur parasysh ketu qe te dyja palet nuk zmbrapsen nga qendrimi i tyre...?
Ne jemi te gatshem per cdo lloj tryeze e dialogu qe mund t’i sherbeje zgjidhjes se krizes politike ne vend. Besojme dhe do te ishim te interesuar qe zgjidhja e krizes te behej me ndermjetesimin e faktoreve brenda vendit, pasi ky eshte nje problem shqiptar, dhe te mos i kthejme syte gjithmone nga te huajt per mosmarreveshjet tona, pasi kjo e demton rende imazhin e Shqiperise dhe ngadaleson proceset e integrimit evropian. Zgjidhja nepermjet tryezes se presidentit Topi do te ishte brenda kufijve te normales, edhe pse gjithmone ekziston rreziku i deshtimit, pasi ai deri para pak kohesh ka qene nje prej figurave me te rendesishme te Partise Demokratike, edhe pse i nje krahu me te moderuar dhe me qytetar. Gjithsesi, Partia Socialiste do te shkoje ne kete tryeze bisedimesh me besimin per zgjidhjen e krizes dhe jo me paragjykimin e deshtimit te dialogut.
Cila do te ishte zgjidhja e duhur per ngercin aktual politik?
Qendrimi yne ka qene dhe eshte i qarte dhe gjej rastin ta perseris: Transparenca e zgjedhjeve te qershorit te vitit te kaluar, nepermjet nje procesi hetimor parlamentar pa kufizim objekti, eshte kerkesa jone e patundur per t’i sherbyer shoqerise shqiptare per t’i dhene fund nje here e mire zgjedhjeve te manipuluara dhe leximit te vullnetit te popullit sipas deshires se pushtetit dhe ne favor te grupeve politike qe u bejne presion njerezve, i kercenojne, i korruptojne dhe i vjedhin gjate procesit te numerimit. Hapja e kutive eshte nje prej elementeve te ketij procesi hetimor. Ne nuk e kerkojme hapjen e kutive si nje qellim ne vetvete dhe as per te diskriminuar e denuar forca politike apo njerez te vecante. Eshte tashme i ditur qendrimi i PS-se se ne nuk e kerkojme ndryshimin e qeverisjes se vendit ne varesi te rezultateve te rinumerimit. Ky proces do t’i sherbeje me shume transparences, zgjedhjeve te ardhshme, por edhe zhdukjes perfundimtare te mentalitetit dhe praktikave te vjetra per papergjegjshmerine e numerimit te votave, sic ka ndodhur keto 20 vjet ne Shqiperi. Eshte e kuptueshme qe nuk mund te kete proces hetimor pa hapjen e kutive. Brenda kutive nuk jane vetem votat e shqiptareve, por edhe listat e votuesve, manipulimi i te cilave qendron ne themel te deformimit te procesit zgjedhor. E themi kete pasi ne kemi tashme prova se listat jane te parregullta, se nje njeri ka votuar per gjithe familjen, fisin, apo dhe njerez te tjere, se disa mijera emigrante qe figurojne votues me 28 qershor nuk rezultojne te kene kaluar kufirin ne kete periudhe, se shume njerez qe kane votuar per te majten kane ngelur te shokuar kur eshte numeruar kutia e zones se tyre te votimit dhe rezultati ka dale 300, apo 500 me zero ne favor te atyre qe kishin detyren kushtetuese te organizonin zgjedhje te lira e te ndershme. Pra, me thoni ju mua, si mund te kete pune normale te nje komisioni hetimor nese mungojne keto dokumente qe jane baza e hetimit. Kesaj i thone qe ne rastin e nje krimi hetuesia eshte e lire ta hetoje ceshtjen nga te gjitha anet, me kusht qe te mos shkoje ne vendin e ngjarjes dhe te mos i lejohet ta shohe viktimen.
Partia Socialiste ka kusht te panegociueshem hapjen e kutive ose do te ndjeke rrugen e saj te protestave deri ne largimin e Qeverise. Nje vije te mesme qe do te kenaqte te dyja palet nuk mund te kete?
Duke pasur parasysh deklaratat e Partise Socialiste qe, pavaresisht nga rezultati, nuk kerkohet ndryshimi i qeverisjes se vendit, na duket e pakuptimte frika e mazhorances per hapjen e kutive. Kur Kodi Zgjedhor, domethene ligji, e ka percaktuar qarte dhe e lejon, kur praktikisht nuk ka asnje problem dhe asnje kosto, kur logjika e shendoshe dhe morali i nje shoqerie te shendoshe e kerkon nje gje te tille, e vetmja gje qe na mbetet te mendojme eshte se Berisha dhe mazhoranca kane frike te hapin kutite. Dhe kjo, si asnje argument tjeter nga sa thuhet ne ligj apo ne praktike, na e ka forcuar bindjen dhe besimin se procesi zgjedhor ka qene i deformuar dhe votat jane vjedhur gjate numerimit te tyre.
Jemi 5 muaj pas bojkotit. Sipas interpretimeve te dhena nga juriste dhe nga mazhoranca me date 4 mars eshte afati i fundit per vlefshmerine 64 mandateve dhe se do te zbatohet Kushtetuta. A do te thyhet bojkoti i grupit Parlamentar Socialist?
Grupi parlamentar i Partise socialiste i qendron vendimit te shumices per bojkot te Kuvendit deri ne transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit nepermjet ngritjes se komisionit hetimor me objekt hetimi te pakushtezuar. Sipas rregullores se brendshme te ketij grupi, te miratuar nga instancat me te larta te Partise Socialiste, vullneti politik i shumices se deputeteve qe e perbejne kete grup eshte i detyrueshem per te gjithe deputetet. Tek e fundit ky eshte mekanizmi i marrjes se vendimeve ne nje organizem demokratik: secili ka te drejte te mendoje, te shprehet, te debatoje ashtu si mendon, por per te vepruar zbatohet vullneti dhe vendimi i shumices, qe sigurisht shprehet nepermjet votave, te hapura apo te fshehta qofshin. Dhe per t’iu pergjigjur pyetjes suaj: mandatin ne na i kane dhene ata qe na kane votuar dhe nuk mund t’i djege askush, sado qe mazhoranca po ferkon duart dhe po pret me padurim daten 4 mars.
Eshte thene shpesh nga zyrtar te larte te PS se procesit i betimit eshte nje akt formal dhe procedural qe nuk ndikon ne qendrim politik te selise roze. Kjo nenkupton hyrjen ne Parlament per procesin e betimit dhe te vazhdoje qendrimi i bojkotit?
Ne kemi qene dhe jemi gjithmone per respektim te institucioneve dhe ligjeve qe rrjedhin prej tyre. Besoj se kete e ka treguar me se miri edhe qendrimi i Partise Socialiste edhe per periudhen pas zgjedhjeve te 28 qershorit e deri me sot. Protestat tona jane paqesore, brenda rendit kushtetues dhe nje e drejte e ligjshme qe rrjedh nga Kushtetuta e ketij vendi dhe te drejtat e njeriut. Ne kete kuader, nese ligji do ta kerkonte nje procedure formale per te certifikuar betimin ne Kuvend, kjo nuk do te thoshte aspak se do te ndryshoje qendrimi i Partise Socialiste ndaj bojkotit. Ne Parlament apo protesta ne rruge, me debate publike apo me tryeza bisedimesh qendrimi yne eshte i qarte dhe i prere: Ky vend nuk del dot nga kriza politike, ekonomike, morale e institucionale qe e ka mberthyer pa hapur kutite dhe pa zbardhur krimin e kryer ne zgjedhjet e fundit te pergjithshme.
Ne deklarata tuaj per mediat keni perkrahur protestuesit ne Orikun per tokat e tyre. Si duhet te zgjidhet ne teresi ceshtja e pronave?
Ne programin e Partise Socialiste gjate fushates zgjedhore ka qene i qarte dhe i hapur qendrimi per zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes se pronave, vecanerisht ne zonat bregdetare, duke u bazuar ne zbatimin e ligjit 7501, me ndryshimet e mundshme pas zgjedhjeve, si menyra me e mire per te sjelle sa me pak konflikte dhe goditje sociale te shtresave ne nevoje. Per ironi te fatit edhe ne premtimet e Partise Demokratike gjate fushates jane artikuluar te njejtat premtime dhe e njejta strategji. Por pas zgjedhjeve, si pritej, PD i harroi premtimet, aq me teper kur behet fjale per zona elektorale qe nuk ja dhane voten ngaqe nuk i besuan premtimeve te saj demagogjike. Nderkohe ne periudhen shtator-nentor u intensifikuan perpjekjet e njerezve te veshur me pushtet, apo te mbrojtur prej tyre per grabitjen e tokave ne bregdet. Kjo coi ne konfliktin e banoreve te Orikumit ne tetor te vitit te kaluar me policine, qe degradoi ne rishfaqje te skenave te frikshme te viteve 1996-1997, kur policia dhe shteti sulmojne, rrahin e burgosin, madje edhe vret popullin e vet. Por, legjitimitetin per grabitjen tokave ne bregdet e jep miratimi nga Kuvendi i ligjit 7501, i cili ua heq banoreve te ketyre zonave token ne perdorim dhe u jep ne pronesi nje pjese te vogel te saj. I beme thirrje Presidentit Topi qe te mos e dekretonte kete ligj, i cili nuk e zgjidh problemin e prones ne Shqiperi dhe nxit konflikte te reja qe mund te cojne deri ne destabilizimin e vendit. Por ai nuk na degjoi dhe nuk e mori ne konsiderate kerkesen dhe propozimin tone per domosdoshmerine e vjeljes se mendimeve dhe diskutimit me grupet e interesit, pronaret e ligjshem dhe ata qe i kane keto prona ne perdorim, juristet dhe specialistet perkates, si dhe gjithe spektrin e politikes shqiptare. Ne fakt, pa nje zgjidhje konsensuale te ketij problemi, sidomos me grupet e interesit, nuk mund t’i hapet rruge zhvillimeve normale te vendit dhe thithjes se investimeve te huaja; por ekziston edhe rreziku tjeter i nderkombetarizimit te ketij problemi ne gjykaten evropiane, nga ku vendi del vetem i humbur per shkak te perparesise qe keto institucione i japin mbrojtjes se prones private dhe te drejtave te individit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›