E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri, i alarmuar për ryshfetin që ka marrë MediuNga Antena brenda familjesNjë lajm i ri e ka lënë Sandrin pa gjumë këtë javë. Fatmir Mediu i ka punët pisk. Dikush nga qeveria, nga një grup që nuk e duron dot Mediun, po vënë dhe doktorin në pozitë t

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri, i alarmuar për ryshfetin që ka marrë MediuNga Antena brenda familjesNjë lajm i ri e ka lënë Sandrin pa gjumë këtë javë. Fatmir Mediu i ka punët pisk. Dikush nga qeveria, nga një grup që nuk e duron dot Mediun, po vënë dhe doktorin në pozitë të vështirë. Ata kanë mundur të rregjistrojnë një rryshfet prej 50 mijë eurosh që dikush ka paguar për Mediun për të qenë drejtor rajonal pyjesh në një qark në Veri. Njeriu, që ka kërkuar këtë pjesë të majme, ka qenë një militant i PSV-91, ose si quhet ndryshe Parti e Nanos dhe Koçit, e pretenduar dhe nga Gjergj Koja. Njeriu, që ka paguar paret, fillimisht ka kërkuar në një ndërmjetës. Dhe e ka gjetur atë në Ministrinë e Shëndetësisë. Meta e kishte punësuar atë si një drejtor të rëndësishëm. Ky person më parë ka qenë në zyrën e shtypit të Fatos Nanos. Personi në fjalë i mori 50 mijë eurot dhe 40 mijë ua dhe Mehdit dhe siç është zakon në raste të tilla dhjetë i mbajti për vete. Kaq mjaftoi që paguesi të konvertohej të nesërmen në “republikan” dhe të merrte detyrën për të cilën pagoi.
Historia u bë dhe më tragjike pasi njeriu që solli paret nga Shkodra tek ish nëpunësi i zyrës së shtypit të Nanos në Ministri të Shëndetësisë, u aksidentua dhe vdiq në kthim për në Shkodër, diku në Fushë-Krujë. Kjo e komplikoi situatën dhe filloi përfolja e sasive të lekëve. Mediut i thanë se njeriu që donte të bëhej republikan ka paguar 100 mijë, dikush thoshte 70 mijë, dikush 50 mijë. Vetë Mediu 40 mijë kishte marrë. Kjo normalisht e tërboi Mediun dhe filloi të llomotisë nëpër telefona. Kështu filloi t’i shqetësonte telefonat e dikujt në polici dhe pasi u bë regjistrimi u zbardh gjithçka. Mediu kishte marrë 40 mijë, kurse njeriu i Nanos, punësuar nga Meta për llogari të PSV-91 në Ministri të Shëndetësisë, kishte marrë 10 mijë euro.
Këtu filloi dhe puna e Sandrit. I alarmuar nga fati i Mediut, ai mori regjistrimin dhe thirri në zyrë njeriun e Nanos që ka futë në punë Meta në emër të PSV-91. I vuri para kasetën.
- ǒke bërë mo k…, i tha. Nuk tu durua, që javën e parë do të fitosh dhjetë mijë euro. Po si o nuk duron dot, mendon se mbaroi pushteti apo dëgjon Edi Ramën që do hapen kutitë dhe thua të marrim ç’të marrim?
- Jo mo burrë, të betohem m’i la vetë Mediu, tha i kapuri mat. As që ksiha ndërmend t’i merrja. Ato ishin të taksura për të. Meqë i erdhi zor se ja çova në zyrë, më tha mbaje këtë tufën. Aty ishin 10 mije euro. Si të betohem që s’i kërkova gjë?
- Po mirë mo k… po je regjistruar. Urdhëro kasetën. Mirë vetë, po more më qafë dhe Mediun. Ai mblodhi 3 milion dollarë ndihma në numrin e llogarisë private dhe s’e gjeti gjë, të marrë 40 mij euro të qelbëta e të shkojë për lesh thua ti? Atij i ndodhi hataja në Gërdec dhe e mbrojti doktori dhe unë, tani për 40 mijë euro të bëhemi legena e ta heqim…. Na q… nënën mo burrë, si s’tu durua, ja nise që javën e parë duke vjedhë.
- Si të betohem që s’kam asnjë faj? Unë e bëra për atë të shkretin që vdiq. Më erdhi në zyrë, më tha kam një mik, paguan ca pare tek Mediu, po e more përsipër na bën nder, se kemi ca punë me të. Mirë, i thashë. I thashë Mediut, më dha pazarin dhe u bë. Kur i çova lekët, m’i dha vete ato, si të betohem. Pastaj nuk e kuptoj pse do ta lëshoj doktori për 40 mije euro, kur s’e lëshoi për miliona.
- Ah bole që je. Po si ta lëshonte për miliona, apo t’i nxirrte djalin. Këtu është vetëm maksimumi do të nxjerr ty, kujt i rruhet për ty.
- Po mirë mo, doktori mund tu bëje presion atyre që e kanë regjistruar…
- U bën dhe s’u bën se kanë të drejtë ata. E ka kapë Jozi kasetën dhe s’e lëshon. E falme për Gërdecin, e falme për imunitetin, i tash s’e falim ma, ka thënë. I ka thënë doktorit du me i pa në burg. Le që ishte tërbu doktori me këtë Fatmirin mo burrë dhe për Ditën e Pyjeve. Shqipëria ka Muaj Pyjesh dhe Ditë Pyjesh, e kemi bërë që në klase të katërt që është në muajin dhjetor. Del ai k… para dy ditësh dhe thotë lind “Dita e Pyjeve”. Ka një jetë të tërë që kemi Ditë Pyjesh dhe Muaj Pyjesh, del një trap tani dhe cakton Ditë të re Pyjesh pa ditur që e kemi. Dhe i thashë në telefon disa herë, mor k…, i thashë se e kemi bërë që në Dituri Natyre që ka Ditë Pyjesh, po s’e rruajti. S’do kem qenë atë orë mësimi, më tha, do kem qenë me grip.
- Sandro, vëlla, lere atë se e ka në terezi, po unë ç’do bëj?
- Ti jep dorëheqje tani dhe ik mbyllu brenda. Ishallah nuk bëhet e madhe dhe s’i dihet, të gjejmë ndonjë punë tjetër. Aman mos të shpëton goja se po na iku Mediu, shkoi për lesh puna pastaj se tremben të gjithë se doktori s’i mbron dot dhe na shthuret grupi.
- Po me çfarë motivacioni të jap dorëheqje tek Petrit Vasili?
- Po ik o jepe si të duash, thuaj kishim kontradikta se unë thosha që Nano është më i mirë se doktori, ai thoshte Doktori është më i mirë se Nano. Në të dy rastet nuk është e rëndë se doktori me Nanon i kanë punët grurë. Ik njëherë se unë du të shpëtoj Mediun, s’kam hallin tënd.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›