“Jo vetëm në krizë politike, por dhe ekonomike e sociale”Nga TemaDeputeti socialist, Ilir Beqja renditi disa nga arsyet se përse vendi është në krizë ekonomike e sociale. “Ushqimet janë shtrenjtuar 7% përqind. Nesër familjeve shqiptare do t’u vijnë
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
“Jo vetëm në krizë politike, por dhe ekonomike e sociale”Nga TemaDeputeti socialist, Ilir Beqja renditi disa nga arsyet se përse vendi është në krizë ekonomike e sociale.
“Ushqimet janë shtrenjtuar 7% përqind. Nesër familjeve shqiptare do t’u vijnë faturat e reja të energjisë elektrike – të paktën 10 % më të shtrenjta. Kompensimet ende nuk janë zbatuar dhe mesa duket do të dështojnë si kompensimet e viteve të fundit.
Sali Berisha deklaroi dje në Task Force të reformës në shëndetësi se “Nuk mund të ecim para pa ditur se sa kushtojnë dhe se cili është shpenzimi që duhet të bëjmë”. Në atë tavolinë ishte edhe ministri i shëndetësisë që në tetor 2009, brenda natës, katërfishoi tarifat e shërbimeve shëndetësore. 4 herë më shumë paguajnë për shërbimet shëndetësore 800 mijë shqiptarë të pasiguruar dhe vetëm vegla e Sali Berishës, INSTAT, nuk ka veshë të dëgjojë dhe sy të shikojë.
Në këto ditë të ftohta dimri, edhe çmimi i gazit është rritur 20 përqind, si rezultat i situatës monopol në treg.
Dje papërgjegjshmëria e qeverisë së Sali Berishës vijoi, duke kërkuar edhe dyfishimin e çmimit të ujit, si fillim për të gjitha e qarkut të Tiranës.
Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, sot 1 euro blihet 140 lekë dhe 1 dollarë 100 lekë. Nënçmimi i lekut me 10 % kundrejt euros është një tjetër taksë e fshehtë që sot duhet të paguajnë familjet shqiptare. Leku po nënçmohet nga politikat e papërgjegjshme ekonomike të qeverisë së Sali Berishës.
Përfundimisht, sot Shqipëria është zhytur në krizë politike, por edhe në krizë ekonomike,” tha Beqja.