Familjarët humbin shpresat, Mandela në gjendje vegjetative të përhershme
Familjarët e Nelson Mandelës kanë humbur shpresat për jetën e ish-presidentit të Afrikes së Jugut Nelson Mandela. Revolucionari kundër aparteidit ndodhet ne gjendje vegjetative të përhershme dhe familja e tij po shqyrton mundesine per ta shkeputur nga paisjet që e mbajnë ende në jetë. Kështu raporton agjencia France Presse, duke cituar një dokument gjyqësor.
Fituesi i çmimit Nobel të Paqes, ndodhet i shtruar në një spital të Pretorias, në Afrikën e Jugut që prej datës 8 qershor. “Mjekët i kanë këshilluar familjes të shkëpusë prizën e paisjes që e mban në jetë në mënyrë artificiale dhe familjarët po e shqyrtojnë këtë mundësi”-shkruhet ne dokumentin që është paraqitur në Gjykatë në 26 qershor.
Ndërsa, bashkëshortja e Mandelës ka deklaruar se ai po vuan tashmë prej ditësh dhe ajo nuk do që Mandela të vuajë më. Gjithesesi tani u takon gjykatësve të marrin vendimin. Ish- presidenti afrikano-jugor u shtrua rreth një muaj më parë në spitalin e Pretorias për shkak të një infeksioni të rëndë në mushkëri.
(e.m/News24/BalkanWeb)