E Shtunë, 31 Tetor 2026

Russell Crowe: Michael Jackson bënte shaka telefonike

Russell Crowe ka zbuluar se dikur ngacmohej në telefon nga një personazh i famshëm: Michael Jackson.

Protagonisti i filmit "Gladiatori" tha se këngëtari i ndjerë e merrte në telefonin e shtëpisë dhe i bënte shaka të ndryshme.

"Michael trashte zërin dhe thonte: Ka një emergjencë dhe duhet të dalësh menjëherë nga ndërtesa! Kur pyesja se kush ishte, më thonte: Mos u shqetëso Russell, po bëja shaka. Jam Michael", tregon aktori hollivudian.

Russell Crowe interpreton babanë e Supermenit në filmin e tij të fundit "Man Of Steel" dhe është i kënaqur pasi më në fund djemtë e tij mund të shohin një film ku ai interpreton:

"Filmat e mi zakonisht kanë qenë me prerje koke dhe prostituta, por më në fund luaj në një film që djemtë e mi mund ta shohin."/Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›