E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rustemi: Ja pse ika nga Vllaznia

(ALBANIA SPORT) – Mbrojtësi kosovar me banim në Gjermani, Blerim Rustemi, i larguar së fundi nga Vllaznia, tha për Albania-sport.com, se vendosi për të mos qenë pjesë e klubit shkodran për arsye financiare.
Sipas tij, ai nuk është paguar për muajin nëntor dhe dhjetor, ndërkohë që theksoi se në dy rastet që ka ikur në Gjermani ka marrë lejë nga klubi.
“Gjithsesi, - shtoi ish-mbrojtësi i Kombëtares, Rustemi,  - kam respekt për Vllazninë dhe tifozerinë e saj”.
Rustemi u testua gjatë verës së kaluar te Vllaznia, por nuk mori pëlqimin e ish-trajnerit Hasan Lika, ndërkohë që u rikthye në Shkodër pas këmbënguljes së ish-trajnerit tjetër, Roland Luçi.
Ish-mbrojtësi i Alki Larnaka në Qipro u aktivizua 10 ndeshje në pjesën e parë të sezonit.
Mesa duket Rustemi me një të kaluar sportive në Gjermani, Brazil, Kanada dhe Qipro, nuk ishte në planet e trajnerit të ri të 9-herë kampionëve të Shqipërisë, Edi Martini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›