E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombëtarja, miqësore me Siirtspor, Kat. 4

(ALBANIA SPORT) – Kombëtarja (B) e futbollit do të luajë të shtunën (9 janar, 15:00) një ndeshje miqësore me Siirtspor Jetpa, një klubi i kategorisë së katërt në Turqi (Liga e 3-të, Grupi 5), por që në sezonin 2000-2001 ka qenë pjesëmarrës në Superligën turke.
Në takimin e parë miqësor kundër Adanasporit të kategorisë së dytë turke (Liga 1), përfaqësuesja jonë (me lojtarë nga kampionati shqiptar) humbi me rezultatin 2-1.
Golin e vetëm në atë takim për formacionin e udhëhequr nga Josip Kuzhe e realizoi mbrojtësi i Tiranës, Andi Lila (66’) me një gjuajtje jashtë zonës.
Pas kësaj ndeshje lojtarët e thirrur do të rikthehen në Shqipëri, më 10 janar, ndërkohë futbollistët e Tiranës dhe të Dinamos do të vazhdojnë grumbullimin me skuadrat e tyre, të cilat po kryejnë fazën përgatitore po në Antalia të Turqisë.
Dinamo ka disa ditë që ka mbërritur në Belek, ndërsa Tirana mbërrin të shtunën në Kemer.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›