Mjekët: Romeo Lekën ta ekzaminojmë në spital
29/03/2010 Bluzat e bardha, spranojnë të kryejnë vizitën në ambientet e burgut
“Burgu nuk përmbush kushtet, për kontroll psikik”
TIRANE- Mjekët e spitalit psikiatrik të Tiranës, skanë pranuar që të kryejnë në burg ekzaminimin mendor të shtetasit Romeo Leka, i cili pak ditë më parë vodhi nga banka 30 milion lekë dhe më pas rëmbeu një vajzë 19 vjeçare, për ti shpëtuar rrethimit të policisë. Bluzat e bardha kanë kërkuar që 25 vjeçari lezhjan të transportohet në anmbjentet e spitalit, ku dhe ndodhen paisjet dhe mjetet që shërbejnë për përcaktimin e çregullimeve mendore nga të cilat dyshohet se vuan Romeo Leka. Sipas tyre kryerja e vizitës mjekësore në burg, nuk do të sillte rezultatet maksimale të ekspertizës, pasi në qeli mjekët thonë se nuk janë të gjitha kushtet për të bërë ekzaminimin mendor të autorit të krimit. Nisur nga kjo situatë, pritet që brenda kësaj jave Leka të transportohet nga burgu 313 në spitalin psikiatrik, ku mësohet se do i nështrohet ekspertizës psikike, të kërkuar nga Gjykatë dhe Prokuroria për Krime të Rënda. Burimet thanë se 25 vjeçari vazhdon të shfaqë probleme mendore, por kjo gjë nuk do të thotë që ai shpëton nga përgjegjësia penale. Edhe gjatë marjes në pyetje, Leka është përgjigjur në mënyrë të pavullnetshme duke kërkuar, rikthimin e shumës financiare prej 30 milion lekësh. Sipas tij këtë shumë ai ja kishte grabitur bankës dhe jo qytetarëve të thjeshtë. Aktualisht mbi Romeo Lekën organi i prokurorisë ka ngritur pesë akuza, ku më të rëndat janë ato të vjedhjes së filialit të Bankës “Raiffaizen” si dhe marja peng e studentes 19 vjeçare Lori Hatellari.