Tuna ndahet nga Rilindi, është biseksuale
Altuna Sejdiu - Tuna është ndarë nga bashkëshorti i saj, Rilind Reka, raportojnë disa portale lajmesh. Lajmi nuk është konfirmuar nga qifti.
Portali Lajmeshqip.com shkruan se këngëtarja shkupjane dhe Rilindi, djali i ish-ambasadorit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe profesorit që ligjëron në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, Blerim Reka, tashmë kanë ecur rrugëve të ndara.
Dhe arsyet e kësaj ndarje thuhet se janë të tilla sa pakkush mund t’i parashikonte – këngëtarja ka joshje për femrat. Tuna edhe pas martesës e kishte të vështirë t’u rezistojë shikimeve dhe provokimeve të vazhdueshme me persona të të njëjtit seks.
Madje Tuna nuk ka ngurruar të japë edhe shenja të qarta për biseksualitetin e saj, duke realizuar edhe disa fotografi me femra, transmeton Telegrafi.
Edhe pse asnjëra prej palëve nuk ka komentuar për këto spekulime, sipas burimeve “të sigurta” të portalit Lajmeshqip.com, dyshja tashmë jetojnë ndaras – Tuna në Shkup dhe Rilindi në Prishtinë.