E Shtunë, 31 Tetor 2026

Twain bëhet me yll

Nga Express më 03 qershor 2011 në ora 11:38

Këngëtarja kanadeze e muzikës kantri, Shania Twain, ka fituar yllin në shtegun e të famshmëve në Hollyvood.

Ky është ylli i 2.242 në shtegun e njohur hollivudian, përkujtojnë mediat amerikane.

Ceremoninë me rastin e zbulimit të yllit e ka udhëhequr aktorja Bo Derek.

Twain gjatë karrierës ka shitur më shumë se 80 milionë ekzemplarë të albumeve.

Albumi i saj “Come On Over” nga viti 1997, me të cilin arriti famën botërore, është shitur në 39 milionë ekzemplarë, duke e bërë njërën nga artistet më të shitura të të gjitha kohërave.

Pas pushimit dhjetëvjeçar, fituesja e pesëfishtë e Grammy-t ka paralajmëruar kthimin e saj në skenën muzikore me albumin e ri, i cili do të dalë së shpejti në shitje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›