E Diel, 1 Nëntor 2026

Ryszard Kapuciski Vetem paqja eshte panatyrshme

Ryszard Kapuciski ka pasur nje enderr te behej portier i kombetares polake.


Nje dite shkroi nje poezi qe e nisi ne nje redaksi dhe ia botuan. Kjo vendosi te ardhmen e tij gazetar i shekullit


Pyetje Na thoni ju lutem ku konsiston zanati i korrespondentit


Pergjigje shte nje lloj gazetarie qe kerkon disa prirje fizike dhe psiqike. Studenteve qe me pyesin se cduhet te bejne per te qene korrespondente te jashtem iu pergjigjem qe eshte e nevojshme tiu nenshtrohen tete kerkesave shendet fizik rezistence psikike kuriozitet per boten njohje te gjuheve fuqi per te udhetuar hapje ndaj njerezve dhe kulturave te ndryshme nga e jona pasion dhe mbi te gjitha aftesi per te menduar.


shte zanat rraskapites. Ka shume qe e ushtrojne vetem per nje periudhe te jetes e pastaj e lene...


shte zanat i veshtire per ciniket kerkon sakrifice dhe angazhim. Nuk mund te behet vetem per para.


Idete per gazetarine Ryszard Kapuciski i ka shprehur ne intervista ne publik dhe ne konferenca te cilat jane botuar me pas si udherrefyes per kete zanat qe autori polak e ushtroi ne menyre aktive prej vitit 1956 e deri ne proceset qe perfshine Evropen e Lindore ne vitet nentedhjete.


Ne te njejtin liber Autoportreti i nje reporteri Autoritratto di un reporter Feltrinelli 2007 nga eshte marre fragmenti i siperm thote Idealja natyrisht eshte pavaresia absolute por jeta dhe ideali jane dy gjera te ndryshme. Gazetari duron shume presione sepse shkruan ate qe do punedhenesi.


Zanati yne eshte nje lufte e vazhdueshme mes endrrave per liri dhe realitetit i detyruar te respektoje interesat opinionet dhe miratimet e botuesit.


Ishte levrues me sakte mjeshter i reportazhit. Ne Konferencat e Vjenes qe jane perfshire ne librin Tjetri Laltro botimi italisht Feltrinelli 2007 Kapuciski e perkufizon reportazhin si me kolektivin e zhanreve letrare qe ekziston perkufizim i bazuar ne pervojen e udhetimeve te tij neper bote.


Tjetri eshte secili nga personat qe kontribuon ne reportazh me historite nga jeta dhe nga shoqeria te ciles i perket. Ky i panjohur - i tille eshte edhe autori reporteri nje tjeter perballe personit qe takon ne udhetimin e tij - cilesohet nga Kapuciski nje nga burimet me te pasura ne njohjen e botes.


Tjetri perbehet nga dy ane njera qe perfaqeson njeriun si gjithe njerezit me gezimet dhe hidherimet dhe tjetra perfaqeson individin me kulturen traditen mjedisit ku jeton.


Ne gazetarine po edhe ne letersine qe ka bere Ryszard Kapuciski ideja e tjetrit e te huajit eshte nje thelb i interesave te tij drejt njohjes se botes qysh ne vitin 1956 kur ai beri udhetimin e pare pertej Evropes ne Indi Pakistan Afganistan.


Takimi me problemet e Botes se Trete Azi Afrike Amerike latine edhe pse me kete emer mund te thirret edhe nje pjese e mire e Evropes Oqeanise sic thote ai per keto zona ku kaloi nje pjese te mire te jetes duke shkruar per popujt eshte takim me thelbin e tjetrit.


Nepermjet pershkrimit te diversitetit te nje bote qe duket nje mase inerte vetem se jashtmi Kapuciski arrin ne sinteza qe jane ne mos universale me force pergjithesuese te qendrueshme.


Ja pse flitet per te per vepren e tij ne mungese te tij 1932-2007.
Dy net perpara pame dokumentarin Nje poet ne front reportazhi i Ryszard Kapuciskit nje profil i reporterit sipas regjisorja amerikane Gabrielle Pfeiffer e cila e ka njohur ne 15 vjet subjektin e saj.


Dukej e habitshme thjeshtesia e sintezave te tij te ketij lloji Lufta eshte gjendja e natyrshme e botes ndersa paqja forma e panatyrshme e saj.
Brezi i tij e kaloi feminine me lufte ndersa ai vete nje pjese te mire te jetes duke raportuar nga nje revolucion ne tjetrin.


Kapuciski vlereson shume shkollen franceze te Annales-ve. Adhuron Bloch Braudel Febvre menyren e tyre te te menduarit qe niset nga te vecantat per te ndertuar gjithe kuadrin dhe duke i shkeputur historise elemente qe rezistojne per nje kohe te gjate.
Ketu flet vetedija e historianit per metoden qe ne rastin e tij mbrun edhe vetedijen e reporterit.


Ambicia ime kryesore eshte qe tu tregoje evropianeve se mentaliteti yne eshte me se eruocentrik dhe se Europa ose me mire nje pjese e saj nuk perfaqeson gjithe boten shkruan te Autoportreti i nje reporteri. Po aty E qe ta njohesh boten kjo kerkon lodhje shume. Nuk behet fjale per kenaqesi por per nje mundim qe kerkon perqendrim dhe deshire qe te njohesh njerez dhe kultura te tjera.


Dhe mundimi ia mberrin qellimit vetem po te perqendrohesh dhe nderkohe te jesh vetmitar cdo pune krijuese kerkon perqendrim dhe vetmi. Sepse qendrimi ndaj botes dhe kurioziteti per per boten i nje gazetari pertej pretendimeve per nje pergatitje te mire teorike eshte ne thelb ceshtje karakteri.


Ryszard Kapuciski ka pasur nje enderr te behej portier i kombetares polake. Nje dite shkroi nje poezi qe e nisi ne nje redaksi dhe ia botuan. Kjo vendosi te ardhmen e tij. Vazhdoi te shkruante poezi duke imituar Majakovskijn.


Kur u krijua redaksia Sztandar Mlodych i propozuan nje pune e priten sa mbaroi maturen dhe aty filloi.
Ne njezet vitet e ardhshme ai ishte autori i Perandori 1978 Shahu i sheheve 1982 Hija e diellit etj..


Ne shenje mirenjohje per Ryszard Kapuciskin megjithese i panjohur per lexuesin shqiptar dhe jo me shume nga specialistet e fushes i kushtojme kete homazh midis datave te lindjes 4 mars 1932 dhe vdekjes 23 janar 2007.


Bisede me Astrit Beqirin perkthyesi i dy veprave te Kapuciskit

Reportazhet e tij nje shkolle e madhe


Perkthyesi Astrit Beqiri ka sjelle ne shqipe dy romane nga origjinali polonisht te Ryszard Kapuciski-t. E takuar disa here autorin ndersa punonte per perkthimin e librave Perandori 1999 dhe Imperium 2005 2007. Asnjeri nuk eshte botuar per te qene te ne. Prandaj Kapuciskin mund te jesh me fat po ta gjesh ne ndonje tezge per libra te vjeter.


Ne biseden per Shekullin Beqiri shpreh qendrimin ndaj opinioneve qe po demitizojne figuren e Kapuciski-t dhe qe kane gjetur terren ne vendin e tij Poloni.
Po botojme dhe nje fragment nga Perandori Panteon Tirane 1999 perkthim i Beqirit.


Astrit sapo pame me figure dhe me ze nje njeri te bute e te qete qe gezon fame te madhe edhe pas vdekjes. Si e keni njohur


Pavaresisht emrit te madh e kujtoj ate si njeri jashtezakonisht i dashur dhe i ngrohte. Une mund te flas si perkthyes. Dy here kemi pasur rastin qe ai te referonte per ne. I njihte te tere perkthyesit e veprave te tij.


Jemi takuar per here te pare ne vitin 1995 ne Varshave ne shtepine e tij. Une nuk kam pare deri me sot biblioteke personale fantastike sic kishte ai. Kishte libra te jashtezakonshem te marra ne Afrike. Ate ai e quante bagazhi i dijes.


Madje me tregoi nje histori. Ne nje rast urgjent pas nje qendrimi te gjate ne Afrike e kishte kapur forma me e keqe e malarjes malarja e trurit dhe ishte ne rrezik per jeten. E sollen me nje avion special dhe ne bagazh i gjeten nje pale xhins nje tigan dhe 7-8 libra. Doganieret pyeten mos bagazhi i ketij njeriu do te vinte me ndonje avion tjeter Por bagazhi i tij aq ishte i gjithi.


Pse perkthyer Perandorin te paren nga veprat e tij


Pas kontaktit te pare me dhuroi gjithe veprat qe kishte shkruar deri atehere 12. I lexova dhe me tha zgjidh. Une u godita nga Perandori. Edhe pse eshte nje protagonist real alegoria eshte shume e fuqishme. Ai liber mund te jete per Shqiperine per Polonine po e po per te tere vendet e Lindjes. Dhe jo me kot Perandori eshte quajtur libri mbi teorine e sundimit.


Me problemet qe dolen fillimisht per perkthimin une u konsultova me te. Kur mbarova Perandorin i thashe tani jam gati te perkthej dicka tjeter. Ai me tregoi se per lexuesin shqiptar kishte pasur ndermend si prezantim te pare romanin Imperium. Ky ishte romani i dyte qe perktheva.


Me cpershtypje keni mbetur nga Kapuciski Non-Fiction monografia kritike e Artur Domoslawskit


Libri i Domoslawskit i ka ndare polaket ka gjetur terren edhe pse eshte nje liber krejtesisht tendencioz. Kuptohet nuk e erreson aspak dyshimi ose fakti sepse eshte fakt qe Kapuciski ka qene i rekrutuar nga sherbimi sekret polak. Ishte i detyruar ta bente ate hap.


Ndryshe ai nuk do te shkruante nuk do shkonte dot jashte dhe po te perfytyrojme Polonine e viteve gjashtedhjete qe nxjerrja e nje pasaporte ishte e pamundur. Keshtu qe Kapuciski e beri kete koncension me veten por ne asnje rast ai nuk ka denoncuar kerkend. Raportet e tij ishin te natyres gazetareske per situaten politike.


Per fatin e mire te tij dhe te adhuruesve te tij te libri i Domoslawskit eshte edhe nje kapitull per kete pune ku pohohet me gojen plot qe eshte nje blof. As ky autor qe eshte i pozicionuar negativisht ndaj mikut te tij te ngushte nuk gjen ketu asnje lloj materiali por e pohon qe ky kapitull e nxori ne nje drite akoma me te mire.

Megjithate monografia ka gjetur terren...
Qellimi i ketij libri ishte zbritja nga piedestali cmitizimi i Kapuciskit. Mirepo jo vetem per adhuruesit jo vetem per lexuesit e rendesishme eshte cfare ka lene ai te shkruar. Kapuciski ka lene shume dhe ka lene vetem gjera te mrekullueshme.


Po marrim nje detaj banal ne dukje per te treguar se sa tendencioz eshte libri i Domoslawskit kur merret qysh me femijerine e Kapuciskit dhe pohon se nuk ka shituar asnjehere kepuce atje ne Pinsk. Nderkohe eshte nje fakt i pohuar nga te gjithe qe Kapuciski ka shitur kepuce per te siguruar buken e gojes duke qene 13 vjec.


Ne dokumentarin e sotshem pame sa kunder teknologjise dhe ndikimit te saj ne gazetarin televizive ishte Kapuciski.


shte e vertete qe kishte aversioni ndaj teknologjise. Ai kishte bere nje zgjedhje dhe kushtet ishin te tilla qe ka punuar dhe jetuar nje kohe te gjate ne Afrike. Tradita e mbante lidhur me ate formen e vjeter te te punuarit.


Ai iu besonte me shume ndjesive i besonte dhe formes se shkruar. Ne studion e tij nuk kishte kompjuter por vetem sekretarja qe mori vitet e fundit ngaqe kishte shume kerkesa per takime neper vende te ndryshme ku fliste per gazetarine per reporterin. I qendroi besnik deri ne fund tradites makines se shkrimit.


E ka pohuar me se njehere qe gazetarin ne radhe e te pare e ben shpirti dhe pasioni. Ne qofte se sot gazetaret i kane keto dy elemente kane shanse te ecin ne rrugen e tij. Reportazhet e tij te pakten per gazetarine polake perbejne nje shkolle e madhe.


shte shkolla qe ka ne themel pikerisht pasionin kembenguljen shpirtin dhe ne fund dijen. Shume nga gazetaret qe bejne emer sot ne Poloni e kane te pamundur qe ti shkeputen kesaj lloj tradite qe ka krijuar Kapuciski. Dhe pikerisht keta gazetare qe kane krijuar kapumania jane bere mbrojtesit e tij me te zjarrte.


Per te mbyllur debatet ne opinion publik kane thene pse merremi me Rishardin dhe te mos merremi me vepren


Vepra e tij flet me shume se cdo Domoslawskin.


Cili liber i tij meriton te jete perkthimi i radhes


E vlen te perkthehet Hebani per luften ne Angole. shte nje liber i jashtezakonshem me perjetime direkte konkrete te befasishme dhe me shume informacion.


Fragment nga Perandori nje veper per perandorin e Etiopise Hajle Selasje


Ja ku te shpie derdellitja e mendjelehte dhe e pafre
Ryszard Kapuciski


Nje lloj manie miku im ka mberthyer kete bote te cmendur e te paparashikueshme mania e zhvillimit. Te gjithe duan te zhvillohen Gjithsekush mendon si te zhvillohet dhe jo keshtu normalisht sipas ligjit te Perendise qe njeriu lind rritet dhe vdes por kerkojne te zhvillohen ne menyre te jashtezakonshme dinamike e te furishme te zhvillohen ne menyre te tille qe te gjithe ti admirojne ti kene zili ti permendin ti nderojne. Se nga erdhi kjo nuk dihet.


Njerezit i kishte pushtuar nje yrysh dhe verbim shtazarak saqe mjaftonte te merrej vesh se dikush ne skajin tjeter te rruzullit po zhvillohej dhe o burra te zhvillohemi edhe ne pa fillojne te bejne presion te sulmojne te kerkojne progres te ngrihet niveli te barazohet me ata andej dhe mjafton miku im ti nenvleresosh keto zera pa e sheh si fillojne menjehere revoltat thirrjet komplotet mohimet zhgenjimet moskokecarja.


e gjeti perandorine tone qe jetoi me qindra per te mos thene me mijera vjet pa ndonje zhvillim kushedice ndersa sundimtaret ishin te nderuar te rrethuar me nderime hyjnore. Une perandori Zera Jakob edhe Toudrose dhe Johanes - te gjithe ishin te nderuar. Kujt mund ti shkonte nder mend te binte ne gjunje para monarkut dhe te lutej per zhvillim


Sido qe bota tani kishte filluar te ndryshonte per cka meshireploti me ate pagabueshmerine e tij te lindur ishte ndergjegjesuar dhe ishte pro ketij zhvillimi duke vene re leverdine dhe bukurine e risive te kushtueshme meqenese kishte pasur dobesi per cdo lloj perparimi bile edhe me shume se kaq - ai e donte progresin pra edhe kete radhe u pa tek ai deshira perdellestare per te vepruar u pane hapur ambicie qe pas disa vjetesh mileti i ngopur dhe i kenaqur do te therriste me mirenjohje - hej ja ky qe na zhvilloi


Prandaj ne oren e zhvillimit - midis katres dhe peses pasdite - sovrani tregonte nje vitalitet dhe koncept te rralle. Priste karvan ekonomistesh plani financiere bisedonte pyeste i nxiste dhe i levdonte.


Disa planifikonin te tjere ndertonin filloi me nje fjale zhvillimi pa shaka. Sovrani i palodhur shkonte neper inaugurime o te ndonje ure te re o te ndonje godine te ndonje aeroporti duke u dhene ketyre objekteve emrin e vet - ura Hajle Selasje ne Ogaden spitali Hajle Selasje ne Harare salla Hajle Selasje ne kryeqytet dhe keshtu cdo gje nisej merrte emrin e perandorit. Vendoste tullen e pare ndiqte ecurine e punimeve priste shirita inaugurimi mori pjese ne inaugurimin e traktorit te pare dhe gjithandej sic e permenda bisedonte pyeste jepte zemer dhe levdonte.


Ne pullat varen nje maket te zhvillimit te perandorise ne te cilen - ne rast se sovrani i respektuar do te shtypte ndonje buton - ndizeshin llambushka shigjeta yje pika te gjitha vezullonin per te kenaqur syrin megjithese per disa kjo ishte prove e lajthitjes se monarkut nderkohe qe per shembull delegacionet e ndryshme qofshin nga Afrika qofshin nga bota mbare kenaqeshin dukshem me pamjen e maketit dhe pas shpjegimeve te perandorit per llambushkat shigjetat yjet dhe bisedonin pyesnin nxisnin levdonin.


Keshtu do te kishte vazhduar vite te tera per kenaqesi te sovranit te nderuar dhe funksionareve te larte sikur te mos ishin studentet gjynahqare te cilet pas vdekjes se Xhermamit gjithnje e me shume kishin filluar te ngrinin krye te nxirrnin nga goja tmerre te ndryshme ne menyre te palogjikshme dhe shume fyese te dilnin kunder pallati. Keta djelmosha ne vend te shprehnin mirenjohje per aktin e shkollimit u leshuan ne ujerat e turbullta te denigrimit dhe vorbullimit.


Per fat te keq miku im kjo eshte e verteta e hidhur qe studentet ne vend qe te shihnin sesi sovrani po e fuste perandorine ne rrugen e zhvillimit filluan ta sulmojne pallatin per demagogji dhe mashtrim.


Si mund te flitet per zhvillim - thoshin - kur varferia ulerin fare zhvillimi eshte ky kur populli eshte mbytur nga mjerimi provinca te tera vdesin nga uria vetem nje pakice njerezish mezi kane nga nje pale kepuce vetem nje grusht njerezish te thjeshte dinte shkruajne e te lexojne ai qe semuret rende vdes sepse nuk ka as spitale as mjeke perreth kemi obskurantizem barbari denigrim neperkembje despotizem shfrytezim deshperim si edhe gjera te tjera te ketij lloji.


Mysafir i dashur i permendnin i perseritnin sa me shume kalonte koha aq me shume e ngrinin zerin gjithnje e me ashper e me vendosmerisht dilnin kunder - sic e quanin - zbukurimit dhe maskimit - duke perfituar nga miresia e sovranit te respektuar qe vetem rralle urdheronte te qellohej mbi kete mase te erret te rebeluar qe nga vi ne vit shtohej e shtohej me studentet qe dilnin nga dyert e universitetit. Me se fundi erdhi koha kur dolen me teken e tepruar te reformimit. Zhvillimi shpallnin eshte i pamundur pa reforma.


Toka ti jepet fshatarit te hiqen privilegjet te demokratizohet shoqeria te likuidohet feudalizmi te clirohet vendi nga varesia e huaj. Nga cila varesi pyes perderisa jemi te pavarur. Ishim shtet i pavarur qe prej tre mije vjetesh Ja ku te shpie derdellitja e mendjelehte dhe e pafre Perpos kesaj pyes si ta bejme reformimin pa shembur gjithcka Si te levizim pa u gremisur A mund ti bejme njeri-tjetrit nje pyetje te tille


Nga ana tjeter eshte e veshtire edhe te zhvillohesh edhe te ushqehesh njekohesisht ku do gjenden keto para xhanem Nuk ka asnje ne bote te eci e te shperndaje dollare.


Perandoria prodhon pak dhe nuk ka cte tregtoje. Si u mbushka thesari keshtu pa me thoni Ky ishte problemi qe sundimtari yne fuqiplote e trajtonte me nje merak te jashtezakonshem i kushtonte vemendjen me te madhe gje qe e shprehte perngahera gjate ores se marredhenieve nderkombetare.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›