E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja e qeverise Berisha Prioritet lufta ndaj korrupsionit

Gjate mbledhjes se sotme te qeverise kryeministri Berisha ka folur ne lidhje me luften ndaj korrupsionit dhe informalitetit duke theksuar se kjo perben tashme nje perparesi per qeverine e tij. Ka probleme serioze ne emerimin shkarkimin dhe transferimin e gjyqtareve. shte e rendesishme qe eksperti i Komisionit Evropian te angazhohet per hartimin e procedurave per emerimet dhe shkarkimet e gjyqtareve tha Berisha.

Ndersa ne lidhje me pasaportat elektronike Berisha i cilesoi ato si nje nder arritjet e medha te qeverise.
Leternjoftimet dhe pasaportat biometrike perbejne procesin me te persosur qe ne kemi dhe jashte cdo akti korruptiv. Ministria e Financave po ecen me sistemin e skanerave i cili do te vendoset ne te gjitha pikat e kalimit kufitar dhe do te menaxhohet nga kompanite e huaja.

Berisha ftoi opoziten te sjelle ne Parlament propozimin e saj per amendimin e Kushtetutes ne lidhje me kufizimin e imunitetit.
Nese opozita eshte e interesuar per kufizimin e imuniteteve le te sjelle propozimet per te amenduar Kushtetuten per kete ceshtje. Por duket se nuk e ka me seriozitet sepse mbrapa tij lidhen edhe propozime te tjera qe lidhen me 21 janarin qe nuk do te mund te ndodhin ndonjehere tha Berisha.

Nje ceshtje tjeter ne te cilen u ndal kryeministri gjate fjales se tij para anetareve te kabinetit ishte edhe shperndarja dhe kontrolli i naftes.
shte e rendesishme qe te perzgjedhin nje nga kompanite kryesore. Problemi i karburanteve ka nje rendesi te shumefishte. Nje kompani po kontraktohet qe po ben shenimin e naftes. Nafta e shenjuar do te jete nafta e cila permbush te gjithe parametrat e tregut. Kontrollimi i karburanteve ka nje rendesi kapitale per shendetin e njerezve.

Ne lidhje me ndotjen e ujit dhe ajrit si dhe masat qe jane marre per kete problem kryeministri tha se Nje nga arritjet me madhore ne keto 5 vite eshte pozicioni i Shqiperise ne raport me ate te mjedisit ne vendin e 23-te ne bote ku 4 vite me pare ka qene i 57-ti. Ulja e ndotjes se ajrit potenciali me i madh per te ulur ndotjen ne do te bejme shume perpjekje. Ne stadin aktual treguesit e ujerave nuk jane aty ku duhet ti kemi po ne ujera po behen investime shume serioze. Jane 14 impiante te ujerave nga Velipoja ne Ksamil ne ndertim e siper. Problem mbetet Ishmi i cili merr ujerat e Tiranes. Fondet ekzistojne dhe per Ishmin.
Berisha theksoi se pas zgjedhjeve te 8 majit kryetari i ardhshem i bashkise do te kete si nje nga perparesite kryesore perpunimin e ujerave te zeza te Tiranes dhe trajtimin paraprak te tyre.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›