E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pullat me konsecion per te ndaluar kontrabanden

TIRAN- Lehtesia ne falsifikimin e pullave te akcizes per pijet alkoolike dhe cigaret konsiderohen si nje nder shkaqet kryesore e humbjeve te konsiderueshme te te ardhurave ne buxhetin i shtetit. Ky konstatim behet vete organet shteterore te cilat perkunder shtimit te masave dhe kontrolleve per shmangien e kontrabandes kane zgjedhur rrugen me te lehte ate te dhenies me koncesion te sherbimit te prodhimin e pullave fiskale.


Ligji


Duke shtuar elementet e sigurise ne pulla por edhe te kontrollit te levizjes se tyre ekzekutivi shpreson te rrise te ardhurat ne buxhetin e shtetit nga nje ane dhe te heqe pergjegjesine e administrimin e sherbimit te pullave te akcizes nga ana tjeter prodhimi i te cilave deri me tani ka qene monopol shteteror. Siguria e pergjithshme e pullave eshte e ulet dhe e ekspozuar ndaj falsifikimeve dhe riciklimeve.


Per shkak te kufizimeve te mesiperme autoritetet shqiptare si doganat dhe tatimet jane te kufizuar ne mundesine e tyre per te kontrolluar me efikasitet prodhimin importimin e produkteve te duhanit dhe alkoolit nga njera ane dhe nga ana tjeter te identifikojne produktet ilegale -citohet ne relacionin qe shoqeron ndryshimet e propozuara nga qeveria ne ligjin per akcizat.


Kryesisht keto ndryshime jane bere ne sherbim te koncesionit te pullave te akcizes duke percaktuar tarifat e pullave si dhe detyrimet e kompanise koncesionare ndaj shtetit apo prodhuesve dhe importuesve te mallrave te akcizes.


mimet


Perpos rritjes se supozuar te te ardhurave dhe buxhetin e shtetit ky koncesion pritet te preke xhepat e konsumatoreve duke rritur edhe me tej cmimet per cigaret dhe pijet alkoolike. Sipas te dhenave te administrates tatimore pergjate vitit 2009 jane prodhuar gjithsej rreth 212 milione e 540 mije pulla akcize per cigare dhe pije alkoolike.


Specifikisht jane prodhuar 205.8 milione pulla per cigare 6.2 milione per vere dhe pije te tjera alkoolike dhe 393 mije te tilla per raki. Nderkohe sipas kushteve te kontrates koncesionare per pullat e akcizes kompania pritet ti shese pullat per cigare per shembull me 20 euro per 1 000 cope te birres 22 euro dhe te pijeve te tjera alkoolike me nga 32 euro.


Nese kesaj shume i shtohen edhe taksat perllogaritet qe nje qytetar te paguaje minimalisht 3.3 leke me shume se cmimi normal per te blere nje pakete cigare 3.6 leke me shume per nje shishe birre dhe 5.3 leke me shume per te blere nje shishe vere.


Nese merren parasysh te dhenat e vitit 2009 ne lidhje me numrin e pullave te prodhuara perllogaritet qe brenda nje viti nga xhepat e shqiptareve te dalin mbi 715 milione leke vetem per shkak te rritjes se cmimit te mallrave te akcizes qe pritet te sjelle dhenia me koncesion e sherbimit per prodhimin e pullave.


Ne kete shifer nuk perfshihet rritja tek cmimi i birres pasi ketij produkti do ti stampohet pulle per here te pare. Por duke marre parasysh se birra eshte nje pije teper e konsumuar kostoja totale e koncesionit tek xhepat e konsumatoreve pritet te jete edhe me e madhe.

mimi i pullave sipas llojit

Duhan 20 euro/1 000 cope
Alkool 32 euro/1 000 cope
Birre 22euro/1 000 cope
Shenim Ne cmim nuk jane perfshire taksat


Numri i pullave te prodhuara ne vitin 2009


Pulla cigaresh 205 834 040 cope
pije te forta 2 922 083 cope
rakie 393 245 cope
vere 3 396 932 cope
Total 212 546 300 cope


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›