S’arrin të vras veten

Nastase u dënua me dy vjet burg për shkak të vjedhjes së dy milionë eurove nga buxheti i vendit për vitin 2004, me të cilat pastaj financoi fushatën e tij zgjedhore.
Ai u mundua të bënte vetëvrasje në momentin kur policia erdhi që ta arrestonte të mërkurën mbrëma, menjëherë pasi që dënimi me dy vjet burg u bë i plotfuqishëm. Aktvendimi i soll vetëm disa orë më herët.
Detyrën e kryeministrit Nastase e kreu mes viteve 200 dhe 2004. Për akuzat për vjedhjen e dy milionë eurove të buxhetit - me të cilat financoi fushatën e tij zgjedhore të vitit 2004 - pohonte se ishin të motivuara politikisht.
Pasi që e vizitoi në spital, kryeministri aktual i Rumanisë, Victor Ponta, deklaroi për media se gjendja e Nastases është stabile.
Avokatët e Nastases ndërkohë paralajmëruan një ankesë të mundshme në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në Strasbourg, sapo t’i shterin të gjitha mundësitë ligjore në vend.
Nastase është zyrtari më i lartë politik rumun i dënuar me burg që nga rënia e komunizmit në vend, në vitin 1989. BE ka kohë që po ushtron presion ndaj Rumanisë për zgjidhjen e problemit të korruptimit të zyrtarëve të lartë publikë.