E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fletarrestim për mandatarin

Mediat në Pakistan raportuan të enjten Gjykata e provincës Rawalpindi ka lëshuar një fletarrestin për të përzgjedhurin e presidentit, Asif Ali Zardari, për kryeministër të ri të Pakistanit.

Njoftimi për lëshimin e fletarrestimit të Makhdoom Shahabuddin u publikua vetëm pak orë pasi që ishte nominuar për postin e shefit të ri të qeverisë.

Raportohet se fletarrestimi i tij ndërlidhet me importin e ilaçit ilegal (Efedrin) në kohën kur Shahabuddin ishte ministër i Shëndetësisë.

Presidenti pakistanez Zardari e dominoi Shahabuddin – i cili mbante postin e ministrit të Tekstilit - si mandatar të ri pasi që Gjykata Supreme e Pakistanit e rrëzoi nga posti i kryeministrin e deritanishëm, Yousaf Raza Gilanin.

Përveç për mandatarin, gjykata ka lëshuar një fletarrestim edhe për Ali Musa Gilanin, që është i biri i ish-kryeministrit, Yousaf Raza Gilani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›