E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidati për Kryeministër, gati fletarresti për Shahabudin

Mediat në Pakistan raportojnë se një gjykatë ka lëshuar fletarrest për të zgjedhurin e presidentit Asif Ali Zardari për Kryeministër të ri.

Lajmi për këtë fletarrest për zotin Mahdum Shahabudin, u bë disa orë pasi ai ishte nominuar për postin e shefit të qeverisë.

Raportohet se fletarresti është i ndërlidhur me importin e një medikamenti ilegal, derisa Shahabudini ishte Ministër i Shëndetësisë.

Aktualisht, presidenti Zardari e ka nominuar zotin Shahabudin, momentalisht në postin e Ministrit të Tekstilit, pasi Gjykata Supreme e Pakistanit e diskualifikoi nga posti i Kryeminitsrit, Jusuf Raza Gilanin.

Votimi për Kryeministrin e ri në Parlamentin e Pakistanit do të mbahet nesër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›