E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka para publike për kryeveprën e Ticianit

Qeveria skoceze ka thënë se nuk do të kontribuojë drejt sigurimit të kryeveprës së dytë të artit perëndimor për vendin.

Galeritë Kombëtare të Skocisë dhe Galeria Kombëtare në Londër kanë mundësi deri në fund të vitit të ardhshëm ta blejnë pikturën e Ticianit “Diana dhe Calisto”.

Pjesa e saj shoqëruese, “Diana dhe Acteon”, ishte blerë me ndihmën e 12 milionë funtave të qeverisë skoceze.

Një zëdhënës tha se nuk ka fonde shtesë për blerje të mëdha.

Qeveria ka shtuar se ka siguruar një hua të gjatë të ‘koleksionit të rëndësishëm Bridgewater për Skocinë për edhe një gjeneratë tjetër’.

Por zëdhënësi ka shtuar: “Që prej vitit 2008, ministrat e njëpasnjëshëm të kulturës e kanë bërë të qartë se kjo qeveri e ka dhënë kontributin e saj për fushatën”.

Piktura është bërë në shekullin e gjashtëmbëdhjetë nga artisti i renesancës Tiziano Vecelli dhe konsiderohet të jetë ndër veprat e tij më të mira.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›