E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali ‘lodhet’ nga het-trikat

Shënimi i het-trikave është bërë rutinë për futbollistët e Real Madridit. Cristiano Ronaldo dhe Gonzalo Higuain së bashku kanë realizuar pesë het-trika në tetë ndeshjet e deritashme në La Liga. Mbrojtësi Alvaro Arbeloa thotë se lojtarët kanë filluar të lodhen nga nënshkrimi i topave të cilët realizatorët e het-trikut i marrin me vete në shtëpi.

Het-triku i tretë i Cristiano Ronaldos dhe i pesti i Real Madridit në tetë ndeshjet e tyre të para në La Liga ka filluar të lodhë disa prej bashkëlojtarëve që duhet të nënshkruajnë topin të cilin realizatorët e trefishtë e marrin me vete në shtëpi.

Ronaldo shënoi tri herë brenda 14 minutave të pjesës së parë derisa Reali shkatërroi Malagan 4-0 në udhëtim të shtunën mbrëma. Ylli portugez realizoi het-trikun e tij të tretë këtë sezon pas atyre kundër Real Zaragozas dhe Rayo Vallecanos. Sulmuesi argjentinas i Realit, Gonzalo Higuain po ashtu ka realizuar het-trika në fitoret ndaj Espanyolit dhe Real Betisit duke dërguar totalin e tij në nëntë në ligë. “Është mirë që vazhdojnë të ndërrohen, një ditë njëri, pastaj tjetri” tha në shaka mbrojtësi i Realit, Alvaro Arbeloa.

“Jam lodhur nga nënshkrimet në topa, nuk kemi mjaft lapsa” shtoi ai. Reali shkatërroi Malagan në pjesën e parë, Higuain realizoi në minutën e 11-të dhe trajneri Jose Mourinho lavdëroi ekipin e tij për paraqitjen në fitoren e tyre të gjashtë të njëpasnjëshme në të gjitha garat. “Më pëlqej çdo aspekt i lojës sonë, ne shënuam gola me lëvizje të ndryshme” tha Mourinho pas takimit.

“E kemi ditur se do të jetë e pamundur ta përsërisim në pjesën e dytë. Shkalla e përqendrimit ra, krenaria na mbushi, dhe mund të përfundonte 4-2 ose 5-2. Ju nuk të krahasoni dy pjesët, por ajo që bëmë në pjesën e parë ishte fantastike” u shpreh strategu portugez. Ndërsa, Ronaldo ka insistuar se ekipi është më i rëndësishëm se arritjet personale.

“Jam i lumtur me golat e mi por ajo që ka rëndësi është të fitojmë me ose pa golat e mi. Nuk brengosem kur nuk shënoj, vetëm kur nuk fitojmë. Bëmë një paraqitje fantastike, pjesa e parë ndoshta ishin minutat më të mirë që kemi luajtur deri më tani gjatë këtij sezoni” tha Ronaldo.

Humbja 4-0 ia kujtoi Malagas se e pret ende një rrugë e gjatë para se të rivalizoj Realin në fushë, pas shpenzimeve të mëdha që bëri gjatë verës duke transferuar nëntë futbollistë të rinj. Malaga, vitin e kaluar u ble nga anëtari i familjes mbretërore të Katarit, Sheikh Abdullah al Thani dhe theksoi se objektivi kryesor i klubit është kualifikimi për në garat evropiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›