S’kanë strategji për veriun

Sa herë që vijnë në Kosovë, kanë të njëjtën kërkesë për autoritetet e Kosovës– hartimin e një strategjie gjithëpërfshirëse për Veriun.
Zyrtarët e Bashkimit Europian po ashtu e përsërisin se janë në gjendje për t’i ndihmuar kosovarëve rreth kësaj strategjie.
Por duket se Qeverisë së Kosovës nuk po i ngutet për këtë, edhe pse gjithnjë e më shumë paralajmërohet mundësia që çështja e Veriut të shtohet në tryezën e bisedimeve.
Për më tepër, Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi thotë se nuk ka asnjë ide rreth kësaj strategjie.
“Jam në takim. Nuk kam ide për atë strategji”, ka thënë Kuçi përmes një sms’je të martën për Express. Komisari Stefan Fule ka thënë gjatë vizitës së fundit në Kosovë në muajin mars se Prishtina duhet të hartojë strategjinë, por për këtë duket se nuk ka ndonjë afat.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Express)