E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jovanoviç në Preshevë: Daçiq si Millosheviq

Lideri i Liberal demokratëve serbë Çedomir Jovanoviq e krahasuar ministrin e brendshëm serb Ivica Daçiq me ish-liderin e partisë së tij Sllobodan Millosheviq. Gjatë një fushatë në Preshevë, Jovanoviq duke iu referuar arrestimit të policëve kosovarë ka deklaruar se ministri i brendshëm serb “Daçiq ka shumë Millosheviq brenda vetes”. Gjithashtu në fjalimin e tij në Preshevë, Jovanoviq ka theksuar se partia e tij do të luftojë për të drejtat e shqiptarëve atje ashtu sikurse do të luftojë edhe për të drejtat e serbëve në Kosovë.

“Është vështirë të jesh shqiptar në Serbi, është vështirë të jesh edhe serb në Kosovë. Por, kjo peshë është e madhe veçanërisht për shkak të politikës së keqe që është. Unë nuk kam të drejtë të kërkojë nga ju atë që e kërkoj nga serbët, nga ata kërkoj ta ndryshojmë Serbinë, e nga ju kërkoj vetëm durim. Janë edhe 30 ditë kur do të votojmë dhe do ta zgjedhim një qeveri që do të vijë këtu në Preshevë dhe do të shkoj edhe në Prishtinë dhe do ta kuptoj se vetëm kjo është shkurtesa për tu lidhur me botën. Gjithçka tjetër është gënjeshtër”, tha Jovanoviq.

Ai ka thënë se popullit duhet thënë të vërtetën dhe se Kosova tashmë është një shtet, por tani duhet punuar së bashku. “Sot Hashim Thaci ka shkuar tek Obama. Ka shkuar deri në Amerikë. Mendoj se Beogradi është më afër për Prishtinën se Uashingtoni. Udhëtohet me orë. Kosova dhe Serbia do të jenë të lumtura vetëm atëherë kur Thaçi të vijë në Beograd. E nëse Tadiq jep dorëheqjen, do të bëj gjithçka që të jem unë i pari që do të shkoj në Prishtinë”, theksoi Jovanoviq.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›