S’kishte ndjenja për Chelsean

Sulmuesi spanjoll kaloi momente të vështira pasi u transferua nga Liverpooli në janar të vitit 2011, duke e gjetur veten në ‘humnerë’, pasi u konsiderua si njëri prej transferimeve më të dështuara në histori të futbollit anglez.
“Sezonin e kaluar kisha bashkëlojtarë të cilëve nuk u interesonte nëse ekipi do të fitonte apo humbte, sepse nuk po luanin. Nuk dëshiroja kurrë që të bëhesha si ta. Por, një ditë unë zbulova se mënyra e tyre po më pëlqente dhe se nuk ishte e rëndësishme nëse ekipi do të fitonte apo humbte, nëse nuk do të luaja”, rrëfen ish futbollisti i Atletico Madridit në një intervistë për të përditshmen El Pais.
“Nuk isha pjesë e ekipit. Zbulova se nuk isha i lumtur, ngase nuk isha më ai i cili doja të isha gjithmonë. Por, më pas mësova se duhet ta shikoja veten dhe se isha personi i vetëm që mund t’i ndryshoja gjërat. I vetmi person që mund të thotë: Je duke bërë gabime, duhet të bësh diçka”, vijoi përfaqësuesi spanjoll.