E Diel, 1 Nëntor 2026

S’ka gola, Portugali-Bregu i Fildishtë ndahen në paqe

Do të duhet të presim ndeshjen tjetër për të kuptuar rivalin e pesë herë kampionëve të botës në grupin G. Bregu i Fildishtë dhe Portugalia nuk shkuan më tepër se një barazim pa gola, në sfidën e luajtur sot në orën 16:00 në “Nelson Mandela Bay Stadium” të Port Elisabetit.

Portugezët ishin më kërkues gjatë gjithë 90-minutëshit, por nuk u treguan të saktë para portës. Për t’u përmendur është minuta e 11-të e pjesës së parë, kur gjuajtja e kapitenit të Portugalisë, Kristiano Ronaldo, u ndal nga shtylla e djathtë pingule e portës së afrikanëve. Në orën 20:30 do të zhvillohet takimi tjetër i grupit G midis Brazilit dhe Koresë së Veriut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›