Rezultati i Tiranes debat ne Top Show

Dy deputetët, përkatësisht ai socialist, Damion Gjiknuri dhe ai demokrat, Enkelejd Alibeaj debatuan kryesisht në interpretimin e nenit 123 dhe 117 të Kodit Zgjedhor, për vlefshmërinë e fletës së votimit dhe për shpalljen e rezultatit nga KQZ.
Zoti Gjiknuri mbrojti qendrimin e opozitës dhe përfaqësuesve të saj ligjorë që kërkojnë prej KQZ-së certifikimin e rezultatit për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
Por, për zotin Alibeaj, procesi në Tiranë ende nuk ka përfunduar dhe se duhet të numërohen edhe votat e hedhura në kutitë e gabuara. Deputeti demokrat tha se për rastin e Tiranës, KQZ luan rolin e një KZAZ-jë që duhet të kontrollojë rezultatin e Tiranës e më pas ta shpallë atë. E gjithë ndarja, tha zoti Alibeaj është tek qendrimi që duhet të mbahet për votat e hedhura në kutinë e gabuar, të cilat sipas tij duhet të numërohen si të vlefshme, pasi në nenet e Kodit Zgjedhor nuk përkufizohen si të pavlefshme.