E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: KQZ po merr vendim të paligjshëm, do reagojmë me fuqinë e popullit

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha sot se KQZ po merr një vendim të paligjshëm, që rrezikon themelet e bashkëjetesës demokratike në vend. Në të vërtetë Rama citoi pjesë nga ligji që detyron KQZ-në të shpallë rezultatin në bazë të procesverbaleve.

Kjo që ndodh sot po kërcënon dhe kufirin e fundit të durimit të popullit. Rezultati po tentohet të përmbyset me një vendim të paligjshëm. Kjo shkelje minon themelet e bashkëjetesës demokratike në këtë vend. Shqipëria ka nevojë për siguri sot. Ajo që po ndodh në KQZ mban erën e keqe të historive të shkuara. Nëse vihemi nga KQZ përpara mbrapshtisë, nuk ka pikë dyshimi se do reagojmë me fuqinë e së drejtës që ka populli. Ligji detyron KQZ-në të nxjerrë rezultatin, kjo është kërkesë e komunitetit ndërkombëtar dhe e qytetarëve. I siguroj qytetarët se nuk ka forcë që vjedh qytetarët, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›