E Shtunë, 31 Tetor 2026

SALI, kush e vrau Azem Hajdarin? Ke 14 vjet që nuk u përgjigjesh 50 pyetjeve

Nga Përparim Halili

Tropojani Sali Berisha nuk shkoi dy ditë më parë në Tropojë, për të marrë pjesë në akademinë përkujtimore, të organizuar në nderim të tropojanit Azem Hajdari, ekzekutuar nga 12 tropojanë në 12 shtator 1998, në oborrin e selisë së PD të drejtuar nga tropojani Sali Berisha. Por jemi të bindur që në këtë 12 shtator patjetër që Sali Berishën do ta shikojmë të shkojë me lot në sy dhe me lule plastike në duar tek memoriali i Azem Hajdarit përpara selisë së PD. Ky aktor e bën prej 14 vitesh këtë rol komik. Por ka 14 vite që edhe pse ka deklaruar, nuk po shkon përpara drejtësisë të denoncojë me emra e prova vrasësit e vërtetë të Azem Hajdarit, siç deklaroi nga ballkoni i PD natën kur Azemin e vranë përpara portës së PD, pas një njoftimi nga dikush brenda mbledhjes së kryesisë së PD, se e kërkonin disa shokë tek porta e PD.

Ka 14 vjet që Sali Berisha hesht dhe nuk jep shpjegime, madje nuk kërkon dhe bllokon rihetimet për vrasjen e Azem Hajdarit. Ndaj dhe sa herë përmendet vrasja e Azem Hajdarit, shqiptarët akuzojnë Sali Berishën si skenarist të vrasjes së tij. Ndaj dhe sa herë që shqiptarët shikojnë Saliun te memoriali i Azemit, drejtojnë gishtin dyshues e akuzues pikërisht tek Sali Berisha, njeriu që në vitin 1991 e spostoi Azemin nga kryetar i parë i PD dhe me makinacione votash Sigurimi u vendos në krye të kësaj partie, të cilën e sundon edhe sot, kur ish-studentët e Dhjetorit 90, janë bërë nga 45 vjeç. Ndërkohë që hesht për vrasësit e Azemit, prej 8 vitesh puthet e hargaliset me Fatos Nanon, vrasësin e vërtetë të Azemit (siç e ka shpallur).

SALI, këto janë 50 pyetjet. Përgjigju!….

1. Natën 12 shtatorit që është vrarë Azem Hajdari, keni pasur një mbledhje kryesie të PD. A ka qenë e planifikuar, apo është iniciuar 6 orë më parë, me urdhër të prerë e urgjent prej jush?

2. A i keni kërkuar Azem Hajdarit, të jetë patjetër në atë mbledhje dhe a ju ka thënë se është e do të vazhdojë të jetë jashtë Tirane?

3. A keni këmbëngulur që ai të jetë në atë mbledhje, duke i thënë që më duhesh, sepse ashtu janë punët në kryesi dhe cila është përgjigja që ju ka dhënë Azem Hajdari dhe përse nuk ka filluar mbledhja pa ardhur ai?

4. Azem Hajdarin e kanë telefonuar 1 orë pas fillimit të mbledhjes. Ju, dini gjë kush kanë qenë? A ju ka ardhur një mesazh në telefon dhe nga kush?

5. Cili drejtues i PD ua ka bërë me kokë kur ka dëgjuar krismat e armëve dhe cili ka qenë reagimi juaj?

6. A ju ka rënë telefoni 10 minuta pas krismave pas krismave dhe nga cila zyrë e lartë e shtetit?

7. A keni lënë porosi që të mos jepet lajmi në Radio Kontakt, pa komunikuar me ju?

8. A keni biseduar natën e vrasjes për vrasjen e Azem Hajdarit, me ata që akuzuat për vrasjen e tij dhe përse konkretisht? Po të nesërmen a keni biseduar? Po pas 10 ditësh a jeni takuar me të dhe ku?

9. Cili ka qenë anëtari i kryesisë së PDSH në mbledhje, që ka dalë pesë minuta jashtë përpara Azemit dhe kur është kthyer, ka njoftuar Azemin, se të kërkojnë jashtë dhe aktualisht, a është ky person ministër në qeverinë tuaj?

10. Cili ka qenë politikani i parë nga e majta, që iu ka pyetur në telefon: Ç’bëhet andej nga ju dhe cila ka qenë përgjigja juaj?

11. A keni biseduar në telefon me Fatos Nanon për arratisjen e tij jashtë vendit fill pas vrasjes së Azemit, duke e njoftuar për rrezik jete? Po me largimin dhe fshehjen e fëmijëve të tu në Suedi natën e vrasjes së Azemit, kush është marrë nga njerëzit e qeverisë NANO?

12. A keni dhënë urdhër që nga gazeta RD të hiqet posteri i përditshëm kalendarik për ditët e vrasjes së Azem Hajdarit? Përse dhe kush iu ka urdhëruar?

13. Kush e ka bërë kontrollin e parë në makinën e Azem Hajdarit natën e vrasjes dhe a ka lidhje me ju ky kontroll? Përse është fshehur makina në parkingun e PD nga 3 tropojanë, përse nuk është lejuar prokuroria të bëjë hetime mbi makinën dhe a ka pasur pakt mirëkuptimi mes jush dhe prokurorisë për të mos bërë këtë hetim?

14. Cilat janë lidhjet tuaja me disa nga ekzekutorët e ish-bashkëpunëtorit tuaj dhe përse bllokoni ekstradimin e tyre për të dëshmuar për vrasësit e vërtetë që ju keni akuzuar?

15. Cila është biseda që keni bërë me ish- shefin e SHIK Bashkim Gazidede, 50 minuta pas vrasjes së Azem Hajdarit?

16. Pas krismave, cilëve drejtues të kryesisë së PD u ke dhënë urdhër të mos qëndrojnë në selinë e PDSH dhe përse?

17. Ju keni akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, Fatos Nanon. A i qëndroni kësaj akuze publike? Kur takoheni, a bëni humor me Fatos Nanon për atë akuzë?

18. A dini ku gjendet ish-bodigardi i plagosur Neza i Azem Hajdarit dhe deri kur keni pasur lidhje telefonike me të? Po kontakte fizike a keni pasur me të dhe çfarë keni biseduar?

19. A e financon qeverisja jote ilegalisht jetesën e ish-bodigradit të plagosur Neza, në emigracionin sekret ku gjendet?

20. A keni komunikim me ish-bodigradin tuaj Izet Haxhiaj të arrestuar në Turqi, që akuzohet si organizator dhe pjesëmarrës në vrasjen e Azem Hajdarit dhe përse nuk lejoni ekstradimin e tij në Shqipëri?

21. A i keni kërkuar familjarëve të Besim Çerjes, ish-bodigardit të vrarë me Azem Hajdarin, të mos flasin deri sa tu japësh urdhër ti, sepse ashtu janë punët?

22. A ju ka dorëzuar dikush një kasetë që ka pasur Azem Hajdari në xhep ditën e vrasjes dhe ku gjendet kjo kasetë misterioze?

23. A keni pasur dorë në skenarët për incidentet policore të Azem Hajdarit në Tropojë, Ura-Vajgurore, Laç, Tropojë e Milot? Po në stadiumin e Shkodrës?

24. A gjendet Frrok Çupi pranë pushtetit tënd, në shkëmbim të një dëshmie të dhënë e regjistruar në aparaturat e ATSH prej Gafur Mazrekut, i cili pas plagosjes së Azemit u fsheh në ATSH që drejtohej nga Frrok Çupi?

25. A ka pasur dijeni Azem Hajdari për të vërtetën e firmës së karburanteve Shqiponja të PD, që çonte karburant në Serbi dhe përse ju ka kundërshtuar dhe për takimet e tua të fshehta me Milosheviçin dhe Arkanin?

26. Po kasetën e këtij takimi të regjistruar nga bi

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›