Kompania greke padit Boden për Lotarinë Kombëtare
Kompania greke e lojërave të fatit, Intralot, ka vendosur të padisë Ministrinë e Financave në gjykatë. Kompania nuk ia doli me letrat e dërguara ndaj kryeministrit dhe ministrit të Financave, ndaj vendosi që të ngrejë padinë. Në padinë e dorëzuar në Gjykatën e Tiranës kërkohet nga Ministria e Financave i gjithë dokumentacioni në lidhje me procedurat e ndjekura për përzgjedhjen e kritereve të vlerësimit në dhënien e licencës së Lotarisë Kombëtare.
Intralot hodhi që në fillim dyshime për kompaninë që do fitonte licencën. Sipas saj ajo është e paracaktuar. Në fakt kompania mbi të cilën u hodhën dyshimet rezultoi edhe fituese. Bëhet fjalë për Austrian Lotteries. Opozita e ka ndjekur në vijimësi këtë çështje dhe ka protestuar ashpër, deri edhe tek kancelari austriak.