Të gjithë nën monitorim
Java që lamë pas u dominua me të drejtë nga lajmi i vizitës së Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë, Filip Riker. Vizita e zotit Riker, përveçse një diplomat me eksperiencë dhe përfaqësues i Sekretares së Shtetit Klinton është për Tiranën Zyrtare, shenjë e vëmendjes së SHBA-së ndaj vendit tonë, por edhe një rast fatlum ose jo, për të marrë në mënyrë direkte e të pagabueshme, mesazhet e aleatit të fuqishëm. Kohëzgjatja disi e pazakontë, e kësaj vizite ishte një mundësi për të dëgjuar, siç tha zoti Riker “një larmishmëri pikëpamjesh e për të ndarë mendime për të ardhmen”, nëpërmjet atyre që i cilësoi si “takime shumë konstruktive”.
Përtej pjesës së detyrueshme protokollare, pra takimeve me drejtues të qeverisë e opozitës, ra në sy trajtimi i ekuilibruar me udhëheqësin e shumicës në pushtet, zotin Berisha dhe atë të opozitës, zoti Rama, në drejtim të daljes para mediave me deklarata, si dhe takimet me përfaqësues të tjerë relevantë të spektrit politik. Përcjellja e qëndrimeve identike të Zëvendës Ndihmës Sekretarit Riker në të dy daljet publike, në nisje e përfundim të vizitës, si me Kryeministrin ashtu edhe me liderin e opozitës, madje pa u shkëputur nga shënimet e përgatitura paraprakisht, janë sinjal jo vetëm i mirëinformimit, por edhe i atyre që në diplomaci konsiderohen si qëndrime pa ekuivok. Të kursyera por koncize, të qarta e identike, pa marrë pyetje nga gazetarët, të cilat mund të linin vend për interpretime, deklaratat krijonin idenë e trajtimit të barabartë të dy partive më të mëdha, në pozitë e opozitë, pa preferenca, e mbase edhe pa ndarje në përgjegjësi, një sinjal se edhe mesazhet brenda takimeve kokë më kokë kanë qenë të njëjta.
“Uashingtoni do ta ndjekë vitin që vjen nga shumë afër. Presim të shohim përparim të vazhduar me reformat, si dhe respektim të pavarësisë së institucioneve demokratike; veçanërisht javët që vijnë do të jenë kritike. Janë kritike për të demonstruar përparimin lidhur me reformat dhe një seriozitet qëllimi që kapërcen politikën dhe pasqyron interesat dhe dëshirat më të mira të popullit shqiptar”.
Këto mesazhe të përsëritura me përpiktmëri, janë një apel se monitorimi do jetë për të gjithë klasën politike, për të gjithë aktorët institucionalë a politikë, në pozitë a opozitë, mbi mënyrën se si do flasin e veprojnë, e ku sistemi matës, këtë herë do funksionojë vetëm për veprat, e se vullneti verbal nuk do jetë më i mjaftueshëm. Nuk mund të thuhet se kjo është diçka e re, apo befasuese, për një vend në proces integrimi e demokratizimi; pak e pazakontë mbase, për një vend që prej 3 vitesh është anëtar i NATO-s. Të artikuluara qartë e prerë, natyrisht ato marrin tjetër peshë, por nga ana tjetër plotësojnë veprimet e qëndrimet e evidentuara sistematikisht, e në mënyrë të mirëkoordinuar nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Shqipëri, jo pak herë, ambasadorë të vendeve të huaja të akredituar në Tiranë, kanë ofruar një model “modern” të të bërit të diplomacisë, në një vend sovran. Ata kanë bërë thirrje të forta për klasën politike, e paralelisht janë përpjekur të “zgjojnë” edhe shoqërinë civile, për të qenë më aktive në qeverisjen e vendit, e më tej kanë nxitur edhe reagimin qytetar për çështje të të drejtave themelore të njeriut.
Mjafton të kujtojmë intervistat e hapura në fund të mandatit të Ambasadorit Withers, apo deklaratat e prera të ambasadorit Arvizu, imazhi i të cilit me mëngë të përveshura gjatë procesit të numërimit të votave në zgjedhjet lokale në Tiranë, bashkë me kolegë të tjerë ambasadorë, do mbetet gjatë në kujtesën e shqiptarëve.
Kabllogramet e Wikileaksit, që trazuan qetësinë e aktorëve politikë në vend, me një “rrjedhje” që e kapërcente kufirin e rastësisë, për nga përzgjedhja e ngjarjeve, i zbuluan sidoqoftë publikut, paskuintat e përfaqësuesve të tyre në pushtet e opozitë. Duke mos komentuar përmbajtjen e tyre, Ambasadori Arvizu sidoqoftë dha një mesazh të qartë. “… Janë botuar shumë gjëra dhe njerëzit do formojnë mendimet e tyre mbi ato që janë botuar”. Jo aq e thjeshtë sa në dukje, kjo frazë, ishte një këmbanë e fortë, për t’i ftuar shqiptarët të reflektonin me mendjen e tyre, por zëri i saj u përpoq të mbulohej mediatikisht pa shumë elegancë, nga vetë protagonistët e kabllogrameve.
E njëjta përpjekje do bëhej edhe me nismën unike, për nga funksioni diplomatik, i ambasadorit Arvizu “Act now”! Ishte një tjetër kambanë e fortë për veshët e ndërgjegjen e opinionit qytetar, por edhe një “shuplakë” për klasën politike, e cila, sërish u përpoq ta tejkalonte, po mediatikisht, me indiferencë rutinore këtë leksion demokracie.
Dy anëtarët e tjerë të asaj që njihet si Trojka, Ambasadorët Wolfart e Sekui, të koordinuar në deklarata e evente, kanë bërë të njëjtën gjë. I spikatur për nga forma e veçantë e përcjelljes së mesazheve ishte eventi artistik e festiv, i organizuar 9 Majin e kaluar, në ditën e Europës nga Ambasadori i BE, Sekui. Përzgjedhja e artistëve shqiptarë të realizuar e integruar profesionalisht në të gjithë botën, e performanca e tyre live në Tiranë, ku vendimmarrësit e politikës shqiptare ishin spektatorë, ishte një ilustrim i dukshëm e i prekshëm se shqiptarët janë njerëz energjikë, të kultivuar, të talentuar e këmbëngulës. E këto cilësi, kur vihen seriozisht në punë, shënojnë sukses të padiskutueshëm, pavarësisht madhështisë apo lavdisë së skenave apo plateve ku konkurrohet, duke u dalluar mes kolegëve më në zë europianë a botërorë. Pra me shembuj të tillë, konkluzioni është fare i thjeshtë: Nuk janë shqiptarët problem për Shqipërinë, por mënyra se si punon e mendon klasa e tyre politike!
Dhe mesazhet identike të Zëvendës Ndihmës Sekretarit Riker këto ditë në Tiranë, shkojnë në të njëjtin drejtim, me komunikimin e rinovuar zyrtar, se ajo që Uashingtoni do monitorojë është pikërisht “një seriozitet qëllimi që kapërcen politikën dhe pasqyron interesat dhe dëshirat më të mira të popullit shqiptar”!
Në ato mesazhe të koordinuara ka diçka shumë më të rëndësishme se statusi i vendit kandidat i BE, që nganjëherë humbet edhe vlerën, por edhe interesin e publikut, ngase nga klasa politike i jepet vend e pa vend pesha e shpatës se Demokleut. Kjo pasi pasja e institucioneve të qëndrueshme që garantojnë demokracinë, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut, respektin e mbrojtjen e minoriteteve, si pjesë përbërëse të kushtit të parë politik të integrimit në Bashkimin Europian, të cilin Shqipëria nuk po arrin ta kapërcejë, janë më të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së jetës në këtë vend, si në aspektin social ashtu edhe atë politik, sesa për “trofeun” e statusit të vendit kandidat, që do shpaloset në mënyrë të palodhur gjatë fushatës së ardhshme zgjedhore. Pra, e thënë më thjeshtë, edhe pse Bashkimi Europian, pavarësisht mospërmbushjes së plotë të 12 detyrave të shtëpisë, mund të bëhet i ndjeshëm përballë evenimentit tonë madhor të 100-vjetorit të pavarësisë, marrja e statusit të vendit kandidat, nuk do të thotë se Shqipëria u bë vendi i standardeve Europiane, sepse ky do ishte një naivitet i të njëjtit nivel me nihilizmin, se në këtë vend nuk është bërë asgjë e mire, apo se progresi a regresi i vendit varet nga një forcë a koalicion i caktuar politik, pasi ndryshimet janë të dukshme e të prekshme. Por pikëpyetjet e ngritura në disa intervista pa komplekse nga ambasadorë që kanë shërbyer në Tiranë, si Withers e Jensen, duhet të vazhdojnë të ushtojnë në veshët disi të rënduar të opinionit publik, si shenjë e ndërgjegjësimit për rolet dhe detyrat që ka qytetari dhe klasa politike në një vend demokratik. Ndërsa mesazhet e koordinuara e të përsëritura të zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë, janë sinjali se, secili nga aktorët politikë e institucionalë, që pretendon të çojë sot ose në të ardhmen Shqipërinë përpara, do jetë brenda rrezes së monitorimit, e për pasojë edhe përgjegjësisë që mbart një proces i tillë.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)