SALIU i hoqi vizat me 65 mijë klandestine të vdekur e të zhdukur
Krahas korrupsionit, kontrabandës, vrasjes dhe burgosjes së opozitarëve, instalimit të varfërisë maksimale e papunësisë, në historinë e pushteteve SALI, do të mbahet mend edhe drama e klandestinëve, ikja e madhe të shqiptarëve për shkak të jetës mynxyrë që u ofroi pushteti SALI që prej vitit 1992 e në vazhdim, duke mos u hapur kufijtë deri 20 vjet pas mashtrimit të dhjetorit 1990, prej pasojave të pushtetit të tij rrumpallë. Ikja klandestine, u ka kushtuar jetën shumë shqiptarëve.
Bilanci SALI i heqjes së vizave: 65 mijë viktima, 11 mijë të zhdukur
Prej 5 muajsh dhe veçanërisht këto ditë të fushatës elektorale, Gjeneral-Gramafoni SALI përveç mashtrimeve për parajsë ekonomike, po u kërkon pushtetin vendor shqiptarëve edhe duke ulëritur për heqjen e vizave. Megjithëse kjo lëvizje e lirë u mundësua e fundit për shqiptarët, madje me afat semestral 3 mujor, SALI ZULLUMI e konsideron këtë mundësi-mëshirë të ofruar nga BE, si arritje private të personazhit të tij mister, kandidatit për bashkinë e Tiranës Lulëzim Basha, i zbuluar tashmë si person me shtetësi internacionale anglezo-holandezo-amerikano-serbo-greko-shqiptare. Këtë kontribut fals, SALI ZULLUMI ia dedikon si dhuratë politike kandidat LULIT, siç duket për të mbuluar 3 vulat e zeza me të cilat u damkos në 3 postet ministrore si shitës i trojeve shqiptare, si hajdut fondesh publike dhe si urdhërues i katër vrasjeve. Së fundi edhe si mashtrues ndërkombëtar, në fshehje pasurie, fshehje aktiviteti e pastrim parash. Shqiptarët tashmë po lëvizin pa viza në vendet e BE. Por, kapobanda e pushtetit SALI ZULLUMI, përpara se të dalë e tund nëpër mitingje pasaportat pa viza, duhet tu thotë shqiptarëve, se me çfarë bilanci tragjik ua solli lëvizjen e lirë në BE. Duhet tu thotë publikisht, se sa jetë shqiptarësh janë bërë kurban gjatë sundimit të tij barbar e izolues, për shkak të ikjes ilegale maleve e deteve, për të shpëtuar prej pushtetit të tij kriminal e varfërues, mbasi BE i mbajti për 20 vjet bllokuar kufijtë si ndëshkim ndaj pushtet-krimit SALI. Sipas statistikave, bilanci SALI i (mos) heqjes së vizave kap shifrën 45 mijë viktima klandestinësh, 11 mijë prej të cilëve rezultojnë të zhdukur.
Në vend të lëvizjes së lirë, SALIU u shqiptarëve mashtrimin, izolimin dhe largimin si klandestinë me pagesa, me viza false, maleve e majë gomoneve vrasëse. Pushtet-krimi SALI, përpara se të kapardis LULIN si bamirës i heqjes së vizave, duhet të mos bëjë sikur harron dhimbjen e afro 39 mijë familjeve shqiptare, të cilat për shkak të një vize të bllokuar prej sundimit të tij hajdut e kriminal, kanë mbetur pa fëmijë, pa prindër, pa bashkëshortë. Kapobanda SALI ZULLUMI, që po pompon LULIN dhe veten e tij si idhtarë të heqjes së vizave, duhet të përgjigjet edhe ligjërisht, se ku janë 11 mijë trupa shqiptarësh të ikur klandestinë, duke mbetur pa një varr ku të lotojnë nënat e motrat, sepse kanë mbetur maleve, humnerave, lumenjve e fund-deteve, në sakrificat për tu larguar nga Shqipëria skëterrë e pushtetit SALI, të cilës nuk i hapej rruga e lëvizjes së lirë, për shkakë të pushtet-xhunglës që instaloi. Çmimi tragjik me të cilën erdhi lëvizja e lirë e ka emrin SALI dhe është i barabartë popullsinë e një qyteti.
Pushteti SALI ka zhdukur 4% të popullsisë shqiptare
Pushteti SALI gjatë sundimit të tij në vitet 1992-1997 përveç krimeve ekonomike me pasojë shkatërrimin e vendit dhe jetës së shqiptarëve, ka shkaktuar një krim të rëndë mbi popullsinë shqiptare. Eshtë fjala për humbjen e jetëve njerëzore për shkak qeverisjes-sundim të komanduar nga Sali Berisha dhe junta e tij e instaluar në pushtet. Paralel me grabitjen e lekëve nëpërmjet firmave piramidale, pushteti SALI SUDJA u mori mijëra shqiptarëve edhe jetën. Ndërsa në 5 vitet Luftës së Dytë Botërore, nën plumbat dhe artilerinë e dy pushtuesve italianë e gjermanë, rezulton se janë vrarë 28 mijë shqiptarë ose 2.2% e popullsisë, në 5 vitet e pushtet-sundimit SALI 1992-1997 janë vrarë, janë mbytur në det e janë zhdukur afro 120 mijë shqiptarë, ose 4% e popullsisë. Vrasja me masive ka qenë ajo e vitit 1997 me afro 3000 shqiptarë, të cilët ishin viktima të shkaktuara prej pushtetit SALI, i cili edhe kur populli vazhdonte të vritej, jo vetëm nuk largohej nga sundimi, por zgjidhte SALIUN president!
Një bilanc i tillë nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës, ku të jetë vrarë e zhdukur 4% e popullsisë, 70% e të cilës figurojnë të moshës 15-30 vjeç. Por ja që ka ndodhur dhe është shkaktuar në Shqipëri prej pushtetit SALI, këtij SALIU që vazhdon e ligjëron për liri, të drejta, për siguri jete, për jetë luksi, për lëvizje të lirë, për integrim e futje në BE.
Pushteti SALI ka groposur shqiptarë në humnera e në fund të detit
Nëse do të kishin gojë Otranto, Sazani, Semani, Korfuzi, Karaburuni, Ohri, Drini, Divjaka, Vlora, Himara, Shëngjini, apo Qafë-Bota, Tre-Urat, Kakavija, Kapshtica, Gramozi e male të tjerë, do të tregonin përmasat e tragjedisë së shqiptarëve. Mijëra shqiptarë kanë përfunduar në fund të detit, në faqet e maleve e në humnera. Pushteti SALI, me qeverisjen e tij të mbrapsht, të korruptuar e kriminale, detyroi shqiptarët të largohen në rrugët e vdekjes në një mungesë të një vize e cila nuk i jepej, sepse ishte shkak pushteti SALI. Eshtë po ky pushtet SALI, që sot del në sheshe dhe kërkon vota edhe pse ka një bilanc tragjik me vdekjen, mbytjen dhe zhdukjen e 65 mijë shqiptarëve, të cilët edhe sot vazhdojnë e kërkohen prej familjeve të tyre, por që janë harruar prej pushtetit SALI. Sot po publikojmë kalendarin e zi zyrtar 1992-1997, të tragjedive që u kanë ndodhur mijëra shqiptarëve të cilët ikën dhe vdiqën, u vranë e u mbytën si klandestinë, në kërkim të Europës së premtuar e të mashtruar prej pushtetit SALI, i cili i mbajti të izoluar për një vizë, për atë vizë-vrasëse, që sot SALIU e quan arritje.
22 prill 1992: Një grup prej 17 klandestinësh nga zonat e Pogradec, Librazhd, Fier, zhduken në malin e Gramozit në Ersekë, kufirin me Greqinë.
26 prill 1992: Zhduken 7 klandestin brenda kufirit grek në zonën e Korçës, gjendet vetëm trup i njërit.
30 prill 1992: Gjenden 5 klandestinë të vdekur në Qafë-Botë të Sarandës, në një kasolle bagëtish.
4 maj 1992: Banorët e zonës së Devollit informojnë për zhdukjen e 6 klandestinëve në një humnerë, në tentativë për të kaluar kufirin me Greqinë.
7 maj 1992: Gjenden të vdekur në Igumenicë 3 klandestinë shqiptarë, të vrarë me armë zjarri.
19 maj 1992: Zhduken 13 klandestinë në det, të nisur nga Vlora, asnjë informacion për jetën e tyre.
21 maj 1992: 8 klandestinë rezultojnë të zhdukur në det, të nisur me gomone nga Divjaka, asnjë informacion.
30 maj 1992: Zhduken pa asnjë gjurmë 5 klandestinë me gomone, të nisur nga grykëderdhja e Semanit
14 tetor 1992: Ndodhi tragjedia e parë në gjirin e Vlorës, ku u mbytën 25 persona, nga fundosja e anijes në Otranto.
19 shtator 1993: Nisen 11 persona nga gjiri i Vlorës, por në Otranto fundoset skafi, dhe kjo ishte loja e parë e nisur me gomonet mafioze.
11 dhjetor 1993: Mbyten 5 persona në Otranto, nuk jepet asnjë informacion për fatin e tyre.
22 shtator 1994: Nga përplasja e dy skafeve në ujërat tona,
