E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi racizmin e Kadaresë

FATOS LUBONJA

Zoti Kryeredaktor, lexova para disa ditësh një dyfaqësh të botuar në gazetën Panorama, ku spikat letra që shkrimtari Ismail Kadare ju ka dërguar kundër meje, shoqëruar me një intervistë të tijën,  si dhe me një dokument, të nxjerrë nga arkiva, rreth romanit Koncerti. E gjitha kjo si përgjigje ndaj një artikullit tim, ku, mes të tjerash, duke kritikuar gjuhën fyese, deri raciste, të përdorur në një shkrim të Ilir Yzeirit ndaj ambasadorit amerikan, përmendet, shkarazi, edhe ky roman, meqenëse përdoret nga autori për ta theksuar gjuhën e tij fyese.
Më duhet tju them që në fillim se, pas leximit të atij dyfaqëshi, mendimi i parë që më erdhi nëpër mend ishte: si ka mundësi që Panorama i ka bërë një shërbim kaq të padenjë gënjeshtrës, urrejtjes dhe intrigave!? Ju do të thoni se është e drejta e shkrimtarit të bëjë replikë dhe smbani përgjegjësi për ato që ai thotë. Keni dhe skeni të drejtë. Megjithatë, përpara se të shpreh se pse nuk keni të drejtë, le tju sqaroj më së pari për gënjeshtrat.
E pra, më vjen keq, por nuk kam parë ndonjëherë në faqet e Panoramës një koncentrat të pavërtetash si ato që përmban ai dykolonësh që keni botuar në faqen 16 të së premtes së shkuar kundër meje. Shkrimtari fillon e gënjen që në paragrafin e parë kur më akuzon se në shkrimin tim them se frymëzuesi i racizmit të shqiptarëve është Kadare. Në shkrim, duke dënuar fyerjet deri në racizëm të Shekullit ndaj ambasadorit Arvizu, ku autori e fton me tallje atë të lexojë librin Koncerti, them tekstualisht: Na duket normale ti themi dikujt kinez, evgjit, çam, çifut, çoban, grek, shkjah etj., për ta sharë e ofenduar ngase kemi bindjen se këta janë racë inferiore ndaj sonës. Na duket normale ti referohemi edhe Kadaresë librit Koncerti, të cilit i referohet autori i shkrimit kur e akuzon ambasadorin për kinezëri duke mos qenë në gjendje as të vëmë re se shkrimtari ka qëndrime raciste të shumta në librat e tij e jo vetëm ndaj kinezëve, siç ka libri në fjalë. Këto janë harxhet e izolimit nacional-komunist. Kjo është kultura jonë e trashëguar. Kaq them unë e këtu ska asgjë që të lërë të kuptojë se frymëzuesi i racizmit tonë na qenka Kadareja. Me duket se Kadareja pretendon ca si tepër edhe në të keq. Si për të provuar këtë humbje të kontaktit me realitetin, ca më poshtë ai vazhdon e thotë se na qenka akuzuar si shkaktar i ftohjes me kinezët dhe se tani po u akuzuaka se po nxitka ftohjen me amerikanët. Kush e di pak historinë, e di se si ka ardhur prishja me Kinën dhe nuk i ka shkuar ndër mend tia veshë këtë përgjegjësi Kadaresë, kurse që ai po na ftohka me partnerin strategjik, siç i quan SHBA në letrën e tij, mos o Zot, si ka shuar ndër mend njeriu ta akuzojë.
* * *
Pasi pozicionohet kësisoj në të akuzuarin e madh që me një libër të tijin na prishka ekuilibrat e Shqipërisë me botën, shkrimtari i madh më akuzon se, i shtyrë nga ambicia e shkrimtarit të vogël, kam njëzet vjet që e akuzoj, së bashku me një klan rimohuesish, si racist, çka, sipas tij, është njëlloj si ti thuash tjetrit terrorist, fashist, të kërkosh dënimin e tij me burg, paçka se ndaj meje këtë akuzë e bën që në titull e pastaj gjatë gjithë shkrimit. Edhe këtu, zoti Kryeredaktor, kemi të bëjmë me një manipulim, pasi në shkrimet e mia nuk jam marrë me racizmin e Kadaresë. Jam marrë, po, me nacional-komunizmin që racizmin e ka si një nga ushqyesit e tij më të shëmtuar; dhe jo i shtyrë nga ambiciet personale dhe as për tu marrë me Kadarenë, por për një arsye shumë më të rëndësishme: pasi ideologjinë nacional-komuniste, për propagandimin e së cilës akuzoj edhe Kadarenë se ka luajtur një rol të dorës së parë me veprën e tij, e kam konsideruar dhe e konsideroj ideologjinë e pushtetit të Enver Hoxhës që, bashkë me shqiptarët, i izoloi shkencat shqiptare të tilla si historia apo gjuhësia, ashtu sikurse edhe letërsinë dhe mendimin shqiptar në përgjithësi për dyzetepesë vjet dhe që, me pseudoshkencën që ka prodhuar e me metodat e të studiuarit e të menduarit, po vazhdon ti mbajë edhe sot të izoluar nga mendimi dhe studimi bashkëkohor. Është ky njeri, në fakt, që ndaj këtij debati që përfshin edhe veprën e tij, e që ka të bëjë me destalinizimin e vendit, nuk ka pasur asnjëherë kurajën intelektuale të përgjigjet me argumente, por duke përdorur ndaj meje dhe kolegëve që ndajnë mendime të ngjashme, fyerje e shpifje të tilla, si: antishqiptarë, ziliqarë, spiunë të perëndimorëve, agjentë të serbëve e të tilla broçkulla që në shtypin shqiptar i gjen vetëm në basifondet e gazetarisë.
Si për ta ilustruar këtë kulturë, më poshtë, në letrën e tij ai e quan kritikun letrar të Gazeta Wiborsha, Kaczorowski, fundërrinë e Polonisë, nga ata që dorëzonin hebrenjtë gjatë luftës, pasi në recensionin e librit Pallati i ëndrrave, përveçse paska shprehur mendimin e tij se ky është një shkrimtar mediokër, paska shfrytëzuar edhe ca raportime të Lubonjës mbi Kadarenë, sipas të cilave, ky e ka biografinë në komunizëm mos më keq. Në fakt, e vërteta është përsëri tjetër: kritiku polak, të cilin personalisht as që e njoh, e akuzon Kadarenë për manipulimin e biografisë së tij ku, nga shërbëtor i regjimit, është përpjekur ti paraqitet Perëndimit si disident i regjimit dhe, për këtë, sjell shembullin e manipulimit me historinë e poemës Pashallarët e Kuq, të cilën, nga një poemë që glorifikon Enver Hoxhën dhe bën thirrje të pushkatohen armiqtë e klasës në bulevard – aq sa diktatori e ka ndaluar botimin e saj për zell të tepruar Kadareja ka tentuar tia shesë Perëndimit si poemë kundër regjimit. Dhe polaku nuk e ka mësuar këtë histori nga ndonjë spiunllëk prapa shpine i Lubonjës, por nga libri i tij me artikuj dhe ese Liri e kërcënuar, botuar në Poloni, pasi i ka bërë edhe recension këtij libri në Gazeta Wiborsha. Dhe, sikurse e dini, zoti Kryeredaktor, polemika për atë poemë ka qenë krejt publike dhe, kur u gjet poema, e vërteta doli ashtu siç thosha unë e jo ashtu siç manipulonte Kadareja me shokë.
* * *
Më tej, i verbuar nga urrejtja për shkak të qëndrimeve të mia kundër nacional-komunizmit në veprën e tij e më gjerë, që burojnë nga bindjet dhe vizioni im për botën, shkrimtari i etiketon ato si racizëm antishqiptar dhe, për ti sulmuar ato, përdor një intrigë sa të ulët, aq dhe të rëndomtë: i referohet ndonjë burimi që nuk e citon (unë, që i njoh më mirë se ai reagimet ndaj shkrimeve të mia, nuk e kam gjetur kund në shtypin serioz shqiptar), që i shpjeguaka ato me qenien time jo shqiptar, por vllah. Dhe pastaj na thotë se puna paska arritur deri aty sa me pabesinë vllahe ndaj shqiptarëve unë paskam provokuar në Shqipëri racizmin antivllah (!!!) që ai na e dënuaka me demek, e, për këtë, na citon një fragment nga libri i tij Mosmarrëveshja, i cili, sipas tij, na qenka manifest i mbrojtjes së shqiptarëve nga racizmi kundër tyre i ushtruar nga të huajt si Lubonja me klanin e tij. Në fakt, ky shkrimtar nuk e fsheh dot racizmin e tij antivllah, e jo vetëm. Mjaft të kesh parasysh se në Nga një dhjetor në tjetrin ai kërkon ta shpjegojë egërsinë e regjimit komunist me shulet (siç i quan maqedonasit) dhe vllahët: Zakonisht, në Byronë Politike, një e katërta e ndoshta një e treta ishin shule ose vllahë. Të zgjedhur nga Kominterni ose Enver Hoxha, shulet dhe vllahët ishin tepër të përshtatshëm për udhëheqjen komuniste për arsyen e vetme se ata, duke mos pasur lidhje me kombin shqiptar, nuk kishin kurrfarë dhimbsurie për të. Atyre mund tu thoshe: goditini pa mëshirë! Dhe ata do të goditnin pa iu dridhur dora gjithçka: themelet e kombit, historinë, njerëzit. Ata do ta gjymtonin racën krenare të shqiptarëve me shumë zell, ngaqë në këtë zell kishte pjesën e vet revanshi për fyerjet e dikurshme, hakmarrja dhe kompleksi i tyre i inferioritetit. (Fayard, 1991, f. 65- 66). Shikoni se si g

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›