SALIU, psiko-delirant me rrezikshmëri të lartë, duhet shkarkuar sipas Kushtetutës
Nga Kledian Lula, kledianlula@yahoo.com
Deri dje kam menduar se SALI BERISHA ende me detyrë Kryeministër i Shqipërisë, vuan prej një rëndese nervore kalimtare, me zgjatje 3 mujore, siç i ka ndodhur zakonisht në këto 20 vite, kur ndihet keq publikisht. SALIU kalon në fazë, siç thotë populli, jo nga ngarkesa e punëve, por për shkak të tronditjeve që i ka krijuar vetes me marrëzitë dhe krimet që ka bërë ndaj popullit, vendit e bashkëpunëtorëve gjatë aktivitetit të tij si politikanë e pushtetar. Sot mund të them pa asnjë grimcë dyshimi, se SALI BERISHA është kontigjent psikik, i detyrueshëm për trajtesa mjekësore të shkallës së lartë me mjedis të veçuar nga shoqëria. Këtë bindje ma krijoji konferenca e tij e djeshme për shtyp, ose më saktë fjalimi i shfrenuar, ku konstatova se SALI BERISHA, njeriu që drejton aktualisht pushtetin politik, qeverisës dhe ekzekutiv në Shqipëri, ka shkuar në dysheme nga ana mendore.
Disa nga shenjat e lajthitjes: Vjedh, djeg e vret dhe qesh!
SALIU siç e kemi parë, çdo fjali, çdo debat, çdo ulërimë, çdo kërcënim, çdo premtim, çdo mashtrim e shoqëron me një buzëqeshje tipike, që është tregues i gjendjes së krizës nervore në veprimet që kryen. Në konferencën e djeshme për shtyp, ku fliste për Fitore, për jetë luksi dhe Rekord ekonomik e turistik në botë, SALIU u pa të shfaqte shenja në vazhdim të falimentit mendor. Në këto 20 vite qysh kur e futën në politikë, SALI BERISHA ka manifestuar shenja të shpeshta e të plota skizofrenie, disa prej të cilave po i përmendim:
-Në vitin 1997, kur Shqipëria digjej dhe shqiptarët vriteshin me njeri-tjetrin për shkak të piramidave financiare, SALI BERISHA përshëndeste me buzëqeshje rizgjedhjen e tij si President Republike.
-Në 28 mars të vitit 1997, kur mësoi lajmin e mbytjes së 118 shqiptarëve me anije në Otranto, doli në televizor dhe i ngushëllonte familjet e viktimave duke qeshur.
-Kur e akuzuan për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, doli në konferencë shtypi dhe ndërsa mohonte krimin e SHIK-ut të urdhëruar prej tij, vazhdonte e buzëqeshte.
-Kur u vra Azem Hajdari, doli në ballkonin e PD dhe ulërinte për hakamrrje, qante e qeshte, akuzonte duke buzëqeshur, ose qeshte kur kalonte pranë tankeve e topave ta artilerisë, që ishin vendosur përballë PD.
-Në 14 shtator 1998, kur u dogj kryeministria, kryesia e Kuvendit dhe Tirana, doli përpara kamerave dhe bërtiste për drejtësi, duke buzëqeshur.
-Kur kërcënonte deputetët e PS me jetën në kuvend, bërtiste dhe i binte tavolinës me grushta, duke buzëqeshur.
-Kur akuzohej në Kuvend për korrupsionin e koncensioneve të kromit, niste fliste me tërbim, por pas disa sekondave fillonte e qeshte, pastaj bërtiste e përsëri qeshte.
-Kur u vranë 26 persona në Gërdec në aferë krimin e pushtetit të tij, sikur të ishte në një dasmë, ose piknik, fliste duke buzëqeshur.
-Kur i kërkohej llogari në Kuvend për shitjen e detit te Grekët, fillimisht nervozohej, ulërinte, shante, kërcënonte, pastaj buzëqeshte dhe përsëri bërtiste e përsëri buzëqeshte, duke kaluar brenda 10 minutash në katër pesë gjendje psikike të ndryshme ekstreme.
-Kur Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës vranë 4 protestues në demonstratë në 21 janar 2011, doli publikisht dhe buzëqeshte gjatë seancës parlamentare.
-Po me buzëqeshje e përcillte në parlament dhe vrasjen e minatorëve në minierën e Bulqizës, sikur ata të ishin dekoruar e jo të ishin vrarë prej aferave të pista të ministrave të tij.
-Po me buzëqeshje e përcolli në publik dhe skandalin e aferave të zv/kryeministrit Ilir Meta, i cili u publikua në video-krim me zë e me figurë, si kapo i korrupsionit zyrtar.
-Po me bzuëqeshje, iu përgjigj në kuvend dhe interpelancës së opozitës për skandalin e 240 milionë eurove, të zhvatura nga ministri Lulëzim Basha në tenderin e rrugës Rrëshen-Kalimash.
-Po me buzeqeshje, iu përgjigj publikisht dhe skandalit të pastrimit të parave të djalit e klanit të tij, nëpërmejt rrugëve zyrtare prej mikut Damir Fazllic, i cili operonte me firma fantazma në sistemin fiskal e tatimor Shqipëri.
-Po me buzëqeshje e shoqëroi për 2 muaj dhe përmbytjen katastrofike në Shkodër, sikur të kishte çelur sezonin e plazhit e jo sikur të kishte zhytur nën ujë banorë, pasuri, banesa e biznese.
Ja çfarë tha SALIU dje, në konferencë-fjalimin për shtyp
Kur kam dëgjuar SALIUN në konferencë-fjalimin e shtypit, kam shtangur. Në vend që të vazhdonte të qëndronte mbyllur në kafaz e të mos dilte për humbjen e turpshme që pësoi në 8 maj, SALIU dëshmoi edhe njëherë, madje përfundimisht, se nuk është aspak në rregull nga ana mendore. Deklarimet që ai bëri dje publikisht përpara shqiptarëve dhe botës, ishin parulla të hedhura prej një të marri. Po citojmë disa:
-Ne fituam, shqiptarët i treguan vendin opozitës me votën e tyre BLU nga Vermoshi në Konispol.
-Ne fituam, sepse Fajin e ka SALIU, po ja që nuk e kam unë, sepse unë po e çojë Shqipërinë drejt zhvillimit, që kanë vendet më të fuqishme të botës.
-Shqipëria u ngjyros BLU me votën BLU, me popullin BLU, ne jemi njerëzit e fitoreve, jemi koalicioni i historisë.
-Ne jemi vendi MISS BOTA për Turizmin, na kanë zili gjithë vendet moderne, nga jugu në veri e kemi kthyer në perlë turistike.
-Malet tona kanë rezervat botërore të mineraleve, do tI kthejmë në pasuri që të çmendet bota nga arritjet tona.
-Shqipëria BLU po ndërton dhjetëra hidrocentrale, janë hidrocentralet e dritës së madhe që kemi ndriçuar.
-Shqiptarët na kanë besuar ta qeverisim Shqipërinë deri në vitin 2017, ju jap fjalën e nderit, se do ta bëj vendin më të zhvilluar të botës brenda vitit 2017.
-Qeveria ime BLU, do ta bëjë popullin shqiptar, që tu përvishet kodrave, luginave, shpateve për të ngritur kopshtin më të bukur e më të madh në Europë.
-Shqiptarët e bënë Tiranën BLU, unë jam fitimtari i 8 Majit, do ti bëjë shqiptarët më të lumturit e botës.
-Qytetarët më kanë dërguar mijëra mesazhe, ku më thonë: Fushata e Bashës ishte simfoni elektorale.
-Për këtë fitore të paprecedent, u frymëzova nga Frashëri, nga ajo krahinë ku ka jetuar kryefamilja e shqiptarëve.
-Nuk kam ndalim, kjo fitore do zhduk varfërinë, do punësoj gjithë shqiptarët, do begatojë Shqipërinë BLU.
-Shqiptarët na dhanë votën, se dhamë jetën si në Europë, se u çuam moshën dixhitale në çdo fshat nga Vermoshi në Konispol.
-KQZ po bën punë të shkëlqyer, të pajisur me fytyrë europiane për të nxjerr rezultatet, ku është fitorja jonë.
-Ne fituam, ne e bëmë Shqipërinë BLU, por po presim rezultatet nga KQZ.
SALIU i sëmurë mendor, duhet të hiqet me Kushtetutë
Të çmendesh nuk është turp, por fatkeqësi, që tashmë kryeministrin SALI BERISHA e ka zënë dhe po ia acaron gjendjen. Kjo situatë e tij anormale, nga njëra anë duhet trajtuar me shërbimet mjekësore e asistencat e duhura që kërkojnë raste të tilla. Nga ana tjetër, ky individ duhet mbajtur nën kontroll për çdo të papritur, për më tepër, që pozicioni i tij publik e zyrtar lidhet me fatet e popullit e të vendit. Nga bisedat që kemi zhvilluar dje, me mjekë specialistë të fushës, konstatohet se SALIU është në depresion absolut, me pasojë nxitjen e krizës nga faktorë dominues dhe me mungesën e vetë-kontrollit psikik për të evituar presionet.