SASPAC lanson faqen e re online, hapësirë për të kuptuar prioritetet zhvillimore të vendit

TIRANË, 28 prill/ATSH/ Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) ka lansuar faqen e re online, e cila prej ditës së sotme do të jetë e aksesueshme për të gjithë.
Në këtë platformë është grumbulluar në një vend e gjithë panorama e ndihmës së huaj në Shqipëri, e cila është transparente, e strukturuar dhe e aksesueshme lehtësisht.
Në platformë gjendet informacion i plotë për: Programet IPA dhe financimet e Bashkimit Evropian; Donatorët, partnerët dhe institucionet zbatuese; Projektet aktive dhe rezultatet konkrete në terren; Sektorët prioritarë dhe shpërndarja e fondeve; Të dhëna publike për institucionet, partnerët dhe publikun.
Kjo është një hapësirë e përbashkët për të kuptuar më mirë prioritetet zhvillimore të vendit dhe për ta forcuar koordinimin mes institucioneve shqiptare, BE-së, partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile.
Kjo faqe është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes projektit “Mbështetje për Menaxhimin e Asistencës Financiare të BE-së në Shqipëri”.
Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës është një institucion i krijuar për të siguruar që planifikimi strategjik i zhvillimit të vendit dhe përdorimi i fondeve të huaja të jenë sa më të koordinuara, transparente dhe të përputhura me prioritetet kombëtare dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
1 nga 8/k.s/j.p/r.e/