SCULPFEST vjen me “Sculp’edu2”

Festivali ndërkombëtar i skuplturës Sculp Fest do të fillojë me edicionin e ri, “Sculp’edu2”. që do të zhvillohet më 18-22 Shtator 2013 në Prizren.
Në kuadër të festivalit të rinjët e moshave të ndryshme do të kenë mundësinë e ndjekjes së punëtorive si:
-Punëtori me fëmijët e shkollave fillore, ku përmes demonstrimit të teknikave të ndryshme, dhënies së informacionit mbi skulpturën dhe artin në përgjithësi do të synohet të nxitet kreativiteti i tyre.
-Punëtori me nxënësit e shkollave të mesme përmes ligjëratave që kanë për qëllim përgatitjen e tyre për të studiuar në universitete vendase dhe ndërkombëtare të artit.
- Punëtori me studentët që studiojnë artet aplikative dhe arkitekturën përmes zhvillimit të ligjëratave nga profesorët ndërkombëtarë dhe vendas të cilët do t’i ndajnë përvojat në jetën e tyre si artistë profesionist.
Në kuadër të aktiviteteve vlenë të veçohen: për herë të parë në Kosovë do të punohet një miniaturë (maketë skulpturë) e qendrës historike të Prizrenit, ligjerata për konservim dhe punëtoria lidhur me fasadat e objekteve të qendrës historike të Prizrenit, “artist talk” nga disa artistë nga regjioni i Ballkanit, ligjeratë me temën “Runing Past” dhe shumë aktivitete tjera që do të zhvillohen nga profesorë vendas dhe të huaj.
‘’SculpFest’’ është i pari dhe i vetmi festival i kësaj natyre në tërë Ballkanin. Ky projekt ndahet në tre departamente/festivale: Sculp’ice, Sculp’edu dhe Sculp’biennale. Përderisa dy të parat zhvillohen çdo vit, Sculp’biennale do të mbahet çdo dy vite.
Sipas organizatoreve, ky edicion është vetëm pikënisje per shumicen e aktiviteteve te cilat do te zgjasin 3 vite dhe per here te pare do te ekspozohen ne Sculp’Biennale qe do te mbahet ne vere te vitit 2016. /Indeksonline/