E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SERBI – Dhjetëra mijëra studentë protestojnë kundër qeverisë

BEOGRAD, 13 janar /ATSH/- Dhjetëra mijëra protestues antiqeveritar në Beograd ndezën dje dritat në celularët e tyre dhe qëndruan në heshtje për 15 minuta për të përkujtuar viktimat pas shembjes së çatisë së një stacioni hekurudhor për të cilën fajësojnë autoritetet, sipas “Reuters”.

Protesta u organizua dhe u drejtua nga studentët e universitetit shtetëror të Beogradit, të cilët kërkojnë që përgjegjësit për shembjen e çatisë të dalin para drejtësisë.

Ata fajësojnë Partinë Progresive Serbe (SNS) në pushtet të presidentit Aleksandar Vuçiç për korrupsion dhe nepotizëm, të cilat ai dhe partia e mohojnë.

Studentët në universitetet shtetërore në Beograd, Kragujevc dhe Nish kanë bllokuar mësimin për javë të tëra – për të kërkuar lirimin e të gjitha dokumenteve që kanë të bëjnë me rinovimin e stacionit, si dhe ndjekjen penale të zyrtarëve përgjegjës për fatkeqësinë.

Çdo ditë ata bllokojnë trafikun para fakulteteve të tyre për 15 minuta për të përkujtuar 15 viktimat.

Shëmbja e betonit e çatisë së rinovuar së fundmi të stacionit të Novi Sadit u rrëzua më 1 nëntor, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur tre të tjerë. Një nga të plagosurit ka ndërruar jetë më vonë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›